[email protected]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Turqi

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Tragjike! Përmbyset autobuzi plotë me pasagjer, raporohet për viktima dhe të plagosur”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, duke lënë të kuptohet […]

Titulli nuk sqaron se të dhënat e qytetarëve që udhëtuan me aeroplan janë nga muaji nëntor

Portali informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe “Kallxo.com”, ka publikuar një artikull me titull “Për vetëm një muaj, mbi 225 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplan”. Hibrid.info ka vlerësuar titullin e këtij artikulli si përgjithësues pasi nuk sqaron se për cilin muaj bëhet fjalë. Meqë artikulli është botuar në janar 2024, në muajin e liberalizimit të […]

Publikohen të dhëna të vitit 2020 rreth numrit të të vdekurve dhe infektuarve me Covid-19, me pretendimin të paraqiten si aktuale

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar dje (16 janar) një artikull me titull “6 të vdekur në 24 orë në Maqedoninë e Veriut, paralajmërohet kufizimi i lëvizjes”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi për numrin e personave të vdekur brenda 24 orëve në Maqedoninë e Veriut, është i vjetër, i […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë pretendon pa fakte se plaçkitja në Plemetin është bërë si kërcënim për dëbim të serbëve

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka publikuar dje (15 janar) një komunikatë lidhur me plaçkitjen në shtëpinë e familjes së Miodrag Kostiqit në fshatin Plemetin të Obiliqit. Lidhur me këtë rast, ky institucion ka deklaruar se veprimi është kryer si “praktikë e frikësimit të serbëveqë nga ardhja e Kurtit në pushtet, me qëllim […]

Pretendim i rremë se Zvicra po kërkon 1 milionë punëtorë

Një llogari që mban emrin “njoftimeperviza” ka publikuar (29 dhjetor) një video-material që shfaq pamje nga Zvicra. Video-materiali me anë të mbishkrimit ka pretenduar se Zvicra kërkon 1 milionë punëtorë. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se pretendimi nuk qëndron. Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “njoftimeperviza”: Hibrid.info ka hulumtuar për pretendime të […]

Titulli nuk sqaron se flitet për strehimin e ushtarëve të NATO-s në kufirin Bullgari-Serbi

Mediumi online “Gazeta Express” ka publikuar një artikull me titull “Tabloidi që kontrollohet nga Vuçiq përhap panik: Afër kufirit me Serbinë, NATO po strehon rreth 5000 ushtarë të Aleancës”. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit duke treguar se flitet për kufirin në Bullgari. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar […]

Lajmi se ushtria serbe i është afruar kufirit me Kosovën, është i vjetër

Një llogari nëTiktok ka publikuar dje (14 janar) një video-material ku thotë se ushtria serbe është vendosur në afërsi të kufirit me Kosovën dhe përmes një fotografie të ambasadorit amerikan, Hovenier pretendon se ai ka thënë: “NATO është gati”. Por, pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se asnjëra nga këto dy […]

Ministri Maqedonci nuk ka deklaruar se FSK do të pajiset me anti-tank “Panzerfaust”

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një imazh me mbishkrimin “Maqedonci: Përveç (Omtas) dhe (Javelin), FSK do të pajiset edhe me anti-tank (Panzerfaust)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur një deklaratë e tillë e bërë nga ministri i Mbrotjes, Ejup Maqedonci, që përmend specifikisht blerjen e anti-tankeve Panzerfaust. […]