[email protected]

Protesta e opozitës serbe në Novi Pazar për shkak të rezultateve zgjedhore, paraqitet si protestë ku kërkohet bashkim me Kosovën nga Sanxhaku

Llogaria në TikTok që mban emrin “fatjona200” ka publikuar një video-material me fotografinë nga një protestë në Sanxhak të Serbisë. Në mbishkrimin e vendosur fotografisë, pretendohet se protestuesit kanë kërkuar bashkim me Kosovën. Por pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar që pretendimi nuk qëndron. Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “fatjona200” në TikTok: https://www.tiktok.com/@fatjona200/video/7316142349820677408 […]

Nuk janë gjetur fakte që konfirmojnë pretendimin se në veri të vendit kanë hyrë 200 persona të armatosur

Llogaria në TikTok që mban emrin “sherbimi1945” ka publikuar dje një video (24 dhjetor), me mbishkrimin ku pretendohet se në veri të vendit kanë hyrë 200 persona të armatosur. Tutje në të njëjtin pretendim thuhet se KFOR është në dijeni për ngjarjen, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim si dhe paralajmërohet veprim nga Policia. Por, […]

Lajmi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, është i vjetër

Portali i dyshimtë “Atdheulajm.com” ka publikuar sot (25 dhjetor) një artikull me titull “Mbushni rezervuarët, pas mesnate shtrenjtohet çmimi i naftës dhe benzinës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me rritjen e çmimit të derivateve të naftës gjatë muajit mars në Maqedoninë […]

Imazhi që paraqet fëmijën nën gërmadha duke mbajtur macen në duar, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Një faqe në Facebook që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 24 dhjetor një imazh ku shihet një fëmijë në gërmadha të ndërtesave duke e mbajtur një mace në duar. Këtij imazhi i është vendosur mbishkrimi “Dhimbjet e fëmijëve të pambrojtur në Gaza”. Pas verifikimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë […]

Pretendohet rrejshëm se janë vrarë tre policë në Mitrovicë

Llogaria në TikTok që mban emrin “sherbimisekret1945” ka publikuar me datë 23 dhjetor një video-material, duke i vendosur mbishkrimin me anë të së cilit pretendohet se sipas Policisë së Kosovës, në veri të vendit janë vrarë tre policë. Hibrid.info ka verifikuar pretendimin dhe nuk e ka gjetur të konfirmuar në burimet zyrtare. Vegëza e video-materialit […]

Raportohet gabimisht se 18-vjeçari që kishte hakuar lojën “GTA VI” është mbyllur përjetë në një spital psikiatrik

Disa media online në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull rreth një të riu 18-vjeçar, Arion Kurtaj, i cili kishte kryer krim kibernetik duke hakuar videot e videolojës “Grand Theft Auto VI”, të cilat ende nuk ishin prezantuar për lojtarët. Në artikujt e publikuar nga këto media, pretendohet se i njëjti është mbyllur përjetë në […]

Ndryshohet deklarata e Dua Lipës për konfliktin Hamas-Izrael

Disa llogari të huaja në rrjetin social X (ish-Twitter) dhe në Facebook kanë publikuar një imazh të këngëtares me prejardhje shqiptare, Dua Lipa duke i mbështetur mbishkrimin “Dua Lipa qëndron me Palestinën”. Përmbajtja e postimit pretendon se Dua Lipa në një deklaratë kishte shprehur mbështetjen e saj ndaj Palestinës në konfliktin Hamas-Izrael, duke thënë se […]

Pretendohet rrejshëm se FSK-ja është furnizuar me pajisjet ushtarake “Boran 105mm”

Faqja në Facebook që mban emrin “Diaspora me Albinin” ka publikuar dje (20 dhjetor) një postim  përmes së cilit pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është furnizuar me pajisje ushtarake “Boran 105mm”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në media kredibile se FSK është […]