[email protected]

Nuk argumentohet paralajmërimi për rënien e çmimit të bukës

Portali informativ “FrontOnline.net” ka publikuar sot (2 dhjetor) një artikull me titull “Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata e kryetarit të Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, i cili për “FrontOnline.net”, është shprehur […]

Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual

Faqja në Facebook me emrin “Pamfleti.com” ka publikuar dje (30 nëntor) një artikull me titull “‘Trazira’ brenda PDK-së!/ Pas dorëheqjes së Ramë Bujës paralajmërohen edhe disa largime të reja!”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, të cilin kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktual. Artikulli i postuar […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (29 tetor) një artikull me titull “Tronditëse/ Qëllohet për vdekje mjeku i njohur në zyrën e tij, dyshohet se…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pasi nuk qartëson vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e […]

Narrativi dezinformues i mediave serbe “Shqipëria e Madhe” ri-sjellët për festat e nëntorit

Mediumet serbe në bazë të zhvillimeve të ndryshme që ndodhin në Kosovë ndërtojnë ose ri-sjellin narrativat e tyre dezinformuse në përdorim medial. Aktiviteti i organizuar për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë ku u bënë bashkë deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë në një mbledhje të përbashkët parlamentare, bëri që mediat në gjuhën serbe ta […]

Titujt nuk e qartësojnë se në cilin shtet ka ndodhur suspendimi i zyrtares policore

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Botasot.info” kanë publikuar një artikull lidhur me suspendimin e një policeje. Këto portale në titull nuk tregojnë se në cilin shtet ka ndodhur ky suspendim i kësaj zyrtare policore. Në artikullin e publikuar në “Botasot.info”, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një oficere e Policisë Metropolitane, e cila u pezullua […]

Nga fotografia mund të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga Albin Kurti

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakte.buzz” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me titull “’Qeveria e Kosovës do t’i realizojë zotimet e Skënderbeut’”, të cilit i ka vendosur fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pas verfikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje […]

Kurti nuk ka kërcënuar me ushtri siç pretendohet nga mediumi serb

Mediumi serb “Alo.rs” ka publikuar dje (28 nëntor) një artikull me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po kërcënon më ushtri por pa e specifikuar se për çfarë kërcënimi bëhet fjalë. Artikulli mbanë titullin “Kryeministri i rremë kërcënon me ushtri, 28 Nëntori është pika e fundit, ne jemi një komb luftëtar!” Artikulli bazohet në […]

Vendosja e flamujve në Kllokot interpretohet pa fakte si frikësim i serbëve dhe hap për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar më 27 nëntor artikuj në lidhje me vendosjen e flamujve kombëtar shqiptar në komunën e Kllokotit, vendbanim me shumicë serbe. Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, përmes së cilit bëhet një interpretim i pabazuar për arsyen e vendosjes së […]