[email protected]

Pretendohet rrejshëm se forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “GazetaNewborn.info” ka publikuar dje (7 dhjetor) një artikull me titull “Lajmet e fundit: Forcat speciale amerikane zbarkojnë në veri të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull rezulton të ketë një titull që paralajmëron një ngjarje të sajuar, e cila nuk sqarohet as […]

Sulmet ndaj objekteve të KKZ-së në veri të Mitrovicës janë bërë nga grupe të maskuara e jo nga policia e Kosovës

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull me pretendimin se Policia e Kosovës ka thyer dhe shkatërruar zyrat e KKZ-së në veri të Mitrovicës. Artikulli është i bazuar në deklaratën e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, cili pretendon në mënyrë tendencioze dhe të pabazuara në […]

Personazhet në fotografi janë nga New York-u dhe jo ata që përshkruhen në përmbajtje të artikullit

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Ki besim te une”/ I riu nga Kosova ‘i fiton zemren’ të moshuares dhe ja merr 135 mije euro”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në dhjetor të vitit […]

“The Simpsons” nuk kanë parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut

Në rrjetin social “Twitter” janë postuar dy fotografi (6 dhjetor) nga një llogari me emrin “Written-Right”, ku pretendohet se filmi i animuar “The Simpsons” ka parashikuar përkuljen e futbollistëve të Marokut, të cilët dje (6 dhjetor) ekzekutuan përkuljen (sexhde) pas fitores ndaj Spanjës në Kampionatin Botëror. Në njërën fotografi shihet personazhi i filmit të animuar […]

Policia e Kosovës mohon pretendimet e Zyrës për Kosovën për arsyen e prezencës së saj në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull lidhur me deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar policinë me pushkët e gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës “për të […]

Pretendime manipuluese nga mediumi serb lidhur me fanellën e Ardon Jasharit e veshur nga Granit Xhaka

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull sot (6 dhjetor) me pretendimin se Xhaka ka veshur fanellën me numër 26 dhe mbishkrimin Jashari për të kremtuar përvjetorin e masakrës ndaj serbëve. Kjo gazetë hedh pretendimin se numri 26 në fanellën Ardon Jashari, e veshur nga Xhaka pas përfundimit të ndeshjes, simbolizon daljen publike […]

Mediumi serb dezinformon rreth jetës private të Shaqirit

Artikulli nga mediumi sportal.blic.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Portali informativ sportive në gjuhën serbe “sportal.blic.rs” ka publikuar dje (4 dhjetor) një artikull me pretendimin se futbollisti i kombëtares së Zvicrës në futboll me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është në një lidhje me këngëtaren Durata Ahmetaj e cila, […]

Rishikimi i javës: Përmbajtje të pa verifikuar për çmimin e bukës, lajme të rreme për lagje milionëshe në pronë të politikanëve, dezinformata ndërlidhur me Xhakën dhe Shaqirin, teori konspirative nga Zyra për Kosovën

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve “clickbait” në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Clickbait artikujt u ndërldihën me deklarata dhe lajme të vjetra të ri-publikuara si aktuale, si dhe artikuj me zhvillime që nuk kishin ndodhur në Kosovë. Përmbajtje të pa verifikuar që rodhën nga deklaratat e Zyrës për Kosovën ndërlidhur me […]