[email protected]

Titulli nuk e qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo rrahje

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (25 nëntor) një artikull me titull “Rrahje masive në Universitet: Grushte, shkelma e mjete të forta”. Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet […]

Puna e hibrid.info po ka rezultat të dukshëm edhe te mediat e rajonit

Hibrid.info, në vazhdën e monitorimit ditor rreth përmbajtjeve keqinformuese, në gamën e saj përfshinë edhe mediat me përmbajtje në gjuhen serbe. Në kuadër të këtij monitorimi, hibrid.info ka evidentuar disa keqinformime të cilat i ka trajtuar me metodologjinë e përcaktuar për të bërë vlerësimin/klasifikimin e tyre. Trajtesat e bëra nga hibrid.info të përmbajtjeve keqinformuese kanë […]

Deklarata e vjetër e ish-këshilltarit të Konjufcës paraqitet si aktuale

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot (24 nëntor) një artikull me titull ““Po ia mësyu Kosovës, do ta pësojë edhe më keq se Rusia në Ukrainë” / Vjen paralajmerimi i fundit nga Këshilltari i Glauk Konjufcës për Serbinë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, duke vërtetuar se lajmi është i vjetër […]

Pretendimi se Erdogan ka reaguar ndaj deklaratave të Borellit, i pa verifikuar

Disa faqe në Facebook, kanë publikuar një përmbajtje më 22 dhe 23 nëntor ku pretendohet se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përplasur për çështje të Kosovës me Joseph Borell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Përmbajtja e publikuar në këto postime të këtyre faqeve, disa nga […]

Nga titulli dhe fotografia mund të kuptohet se reagimi ndaj Borrell-it është bërë nga kryeministri Kurti

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar dje (22 nëntor) një artikull me titull ““Z. Borrell, turp për ju!”, Kurti vjen me një reagim të ashpër ndaj kryediplomatit evropian”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, si dhe fotografia nuk është adekuate. Me anë të titullit dhe […]

Pretendime tendencioze se Kurti po kërkon luftë dhe eliminimin e serbëve

Disa media në gjuhën serbe dje dhe sot kanë publikuar artikuj me pretendimin se “Kurti po kërkon luftë”, “po synon eliminim dhe dëbimin e serbëve e jo marrëveshje” apo se “kërkon stuhi në Kosovë”. Mediat serbe këto pretendime i mbështesin në mosarritjen e ndonjë marrëveshje pas takimit të djeshëm në Bruksel në deklaratat e bëra […]

Mohohen pretendimet e disa mediave serbe për dërgimin e 40 automjeteve policore në veri të Kosovës

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (21 nëntor) artikuj me pretendimin se kryeministri, Albin Kurti, pasi e prishi marrëveshjen e Brukselit, “ka nisur 40 automjete policie në veri për t’i provokuar serbët”. Po ashtu në artikull pretendohet se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë qëndruar në bazën […]

Cilat media serbe sipas të dhënave të BE-së përhapin propagandën e Kremlinit?

Tabloidi Informer kryeson në numrin e artikujve të pavërtetë për Rusinë dhe presidentin e saj Vladimir Putin, por databaza e dezinformatave përfshin gjithashtu portalin Pink.rs, Večernje Novosti, Kurir, Mondo, B92, Srbijadanas.com, Sputnik serbisht, Politika, Alo, Srbin Info dhe disa të tjerë. Publikimet nga këto media janë gjetur në bazën e të dhënave EUvsDisinfo, një bazë […]

Translate »