[email protected]

Në titull nuk qartësohet se cili shtet ka nis këtë procedurë

Portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” dhe “alb.24newsalljust.com” kanë publikuar një artikull me titull “Urime kjo pritej, Sapo nis procedura e re nga 180 euro bonus për çdo fëmijë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull përgjithësues, duke mos e sqaruar vendin (shtetin) në të cilin është […]

Ri-publikohet lajmi i vjetër për miratimin e raportit për Kosovën nga PE për liberalizim të vizave

Portali i dyshimtë “Newstoday48hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër për liberalizim të vizave për Kosovën dhe vendimin e Parlamentit Evropian (PE) në lidhje me këtë çështje. Artikulli mbanë titull të sajuar “Lajm i madh vjen per Kosoven / Parlamenti Europian ja cfare miratoi ne lidhje me vizat e Kosoves…” duke pretenduar që, përmes ri-publikimit […]

Lajmi për ndarje të 100 eurove për sektorin privat i vjetër, i paraqitur si aktual

Portal informativ i dyshimtë “Banglacontent24.com” dje (4 gusht) ka publikuar artikullin me titull, “LAJMI I FUNDIT – Shikoni bankat sapo dolen 100 euro”. Lajmi ka të bëjë me pagesën prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit privat. Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i muajit korrik të këtij viti, kur Ministri i Financave, Punës dhe […]

Nuk ka rritje të çmimit të vajit siç pretendohet në titull, publikohet lajm i vjetër

Portali i dyshimtë “Banglacontent24.com” sot (4 gusht) ka publikuar një artikull në lidhje me rritjen e çmimit të vajit në Kosovë. Në artikull thuhet se, “në bazë të të dhënave të Agjencisë së Statistikave tek rubrika ‘çmimet ditore’ çmimi i vajit Floil është rrit për 7 centë”. Nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se […]

Pretendim i rremë për një protestë në Evropë nga Diaspora shqiptare

Portali që pretendon ta paraqitet si media “fakte.buzz” me 24 Korrik ka publikuar një artikull me titull “Lajm Historik!! “Diaspora shqiptare në protestë! Evropa ta kuptojë se po bën padrejtësi…!”, artikulli i cili është krijuar dhe shpërndarë sot (4 Gusht) nga faqja “Gazeta Parlamenti” në Facebook. Përmes këtij artikulli, pretendohet rrejshëm se janë ose pritet […]

Në titull dhe në përmbajtje nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (3 gusht) një artikull në të cilin bëhet fjalë për shtrenjtimin e bukës. Në artikull jepen edhe arsyet se pse po rritet çmimi i bukës duke e ndërlidhur paralelisht me rritjen e çmimeve të energjisë. Por, pas verifikimit të fakteve paraqitura në këtë artikull, të bëra nga hibrid.info, rezulton […]

Fotografitë e pa detajuara nuk e argumentojnë reagimin e institucionit serb për pretendimet e bëra

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, përmes një njoftimi të publikuar sot (3 gusht) në ueb-faqen e tyre zyrtare, ka pretenduar se në Kishnicë, afër Graçanicës, tabela dygjuhëshe me emrin e këtij vendi, i është fshirë emërtimi në gjuhën serbe, duke e mbuluar me të zezë. Pretendimi tjetër është se në një rrugë, që […]

Pretendimi se Erdogan paralajmëron Vuçiqin për Kosovën është i pa verifikuar  

Disa media në gjuhën shqipe, duke ju referuar artikullit të publikuar së pari në portalin informativ “tesheshi.com”, kanë publikuar lajmin mbi pretendimin se Erdogan e paralajmëron Vuçiqin në lidhje me Kosovën gjatë një bisede telefonike. Mirëpo, përkundër hulumtimit përmes makinave digjitale të kërkimit, hibrid.info nuk ka arritur të konfirmojë këtë pretendim të ngritur. Rrjedhimisht, nga […]