[email protected]

Pretendimi se shërbimet perëndimore mund të përdorin islamistët radikalë për të sulmuar serbët në Kosovë, tërësisht i pabazuar

Mediumi me përmbajtjen në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” dje (8 gusht) ka publikuar artikull me pretendimin se, siç thuhet, “shërbimet perëndimore, pritet të përdorin islamikët radikalë për të sulmuar popullin serb në Kosovë”. Artikulli është i bazuar në një deklaratë të ish-oficerit të shërbimit sekret i ushtrisë Jugosllave (Kos), Ljuban Karan, të bërë gjatë një interviste […]

Titull përgjithësues: Nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ky rast

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Një fëmijë infektohet me linë e majmunëve”. Pas verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk tregon se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Megjithatë, lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se një vajzë katërvjeçare në […]

Gabim në titull: Sulmohen, e jo rrahën zyrtarë të policisë

Portali informativ “reporteri.net” sot (8 gusht) ka publikuar një artikull ku bëhet fjalë për sulm fizikë ndaj pjesëtarëve të Policisë Kosovës në Prishtinë. Artikulli i publikuar mbanë titullin “I rrahu katër policë, arrestohet prishtinasi”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim. Artikulli i publikuar nga portali […]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet po ndodhë ky fenomen

Portali informativ “Insajderi.org” dhe “ABCNews.com” kanë publikuar një artikull me titull “Bëni kujdes! Një bandë hajdutësh elektronikë po zbraz llogaritë bankare”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin shtet po ndodhë ky fenomen. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “një […]

Pretendim i pasaktë: Logo nuk është e partisë së Putinit, por e një organizate ruse

Portali informativ në Shqipëri “GazetaTema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se partia e presidentit rus Vladimir Putin ka marrë logon e Partisë Demokratike në Shqipëri (PD), e cila udhëhiqet nga Sali Berisha. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i “GazetaTema.net” nuk është i saktë, pasi në fotografinë ilustruese ku shihet […]

Ri-publikohet pretendimi i rremë për mënyrën e shpërndarjes së COVID-19

Artikulli me titull “E JASHTËZAKONSHME: Doli E Verteta e VlRUSIT se si po shperndanin permes Aeroplaneve”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web1.sitenewspaper.com”. Nga verifikimi i fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se ky portal i dyshimtë ka pretenduar rrejshëm se është zbuluar e vërteta e shpërndarjes së virusit […]

Përdoret tregim i vjetër për të ndërtuar artikull me rrëfim të sajuar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me titull “Përfundon 2 fakultete dhe punon Taksi për ti ndihmuar babait të sëmur…”. Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin origjinal që ka të bëjë me një vajzë nga Turqia e […]

Publikohet lajm i vjetër me titull manipulues

Portale të dyshimta si “Newstoday48hr.com” dhe “Banglacontent24.com” sot (6 gusht) kanë publikuar një artikull me titull “150 euro nga shteti, hapet aplikimi për këto kategori! (Apliko Ketu)”. Në përmbajtjen e artikullit bëhet fjalë për hapjen e aplikimit për mbështetje financiare për studentët e arsimit të lartë. Artikulli po ashtu përmban të dhëna mbi formën e […]