[email protected]

Stano nuk ka thënë se Qeveria e Kosovës ka marr vendime të njëanshme dhe të pakoordinuara

Media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull për reagimin e Bashkimit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, me titull që pretendon se këta të fundit e kanë “qortuar” palën kosovare për veprime të njëanshme. Artikujt me reagimin e BE-së, me tituj që pretendojnë se Brukseli zyrtar ka qortuar Qeverinë e Kosovës për […]

Janë mbyllur vetëm dy pikë-kalime kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak

Portali informativ “Jepize.com” dje (31 korrik) ka publikuar një artikull me titull “Zyrtare: Mbyllen kufijtë e Kosovës, gjendje alarmante”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull jo adekuat, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje gjendet njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës për mbylljen e dy pikë-kalimeve kufitare, Bërnjak […]

Pretendohet rrejshëm për plagosjen e zyrtarit policor dhe qytetarëve serbë në veri

Portali informativ “Nacionale.com” mbrëmë (31 korrik) ka publikuar një artikull me pretendimin se një polic dhe dy qytetarë raportohet të jenë plagosur nga gjuajtjet me armë zjarri mes policisë dhe barrikaduesve në veri të vendit. Por i njëjti pretendim është hedhur poshtë nga Policia e Kosovës. Këtë artikull, ky medium në gjuhën shqipe e kishte […]

Selakoviq pretendon pa fakte se “shqiptarët janë duke e planifikuar ferrin në Kosovë”  

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka pretenduar se “shqiptarët janë duke planifikuar ‘ferrin’ në Kosovë”. Këtë pretendim të pa mbështetur në fakte, ky ministër serb e ka bërë sot (30 korrik), në një prononcim për media, të dhënë pas një mbledhje të partisë në pushtet atje, SNS-së.   Por, këtë paralajmërim, Selakoviq nuk […]

Në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “kosova-sot.info” ka publikuar dje (29 korrik) një artikull me titull “Shtatëvjeçari gjendet i vdekur brenda lavatriçes”. Pas kontrollimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja ka ndodhur në Teksas të SHBA-së, ndërsa një gjë e […]

Gabim në titull: Kryeministri spanjoll nuk do ta vizitojë Prishtinën

Artikulli me titull “Kryeministri spanjoll pritet ta vizitojë Prishtinën e Tiranën” është publikuar nga portali informativ “Periskopi.com”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gjatë vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor nuk do ta vizitojë Prishtinën, shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga […]

Pretendohet rrejshëm se në artikull gjendet opsioni i aplikimit për vizë pune në Gjermani

Portale të dyshimta më përmbajtje në gjuhën shqipe sot (29 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Apliko ketu : Banesa e paguar dhe vize pune ne Gjermani (DETAJET)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencioz dhe të sajuar, pasi është vërtetuar se lajmi është i vjetër […]

Petkoviq nuk e argumenton pretendimin e tij se “Kurti po gënjen, kur bënë përgjegjës Beogradin për shtyrje të Dialogut”

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petokivq, ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po gënjen kur po thotë se shtyrja e Dialogut në Bruksel, po shtyhet si shkak i Beogradit zyrtar. Këtë pretendim, Petkoviq e bëri pak orë pas deklaratës së Kurti, i cili tha se dialogu Kosovë-Serbi po […]