[email protected]

Me imazh të vitit 2014 pretendohet të paraqitet gjendja aktuale në Gaza

Faqja në Facebook “Mesazhe Islame” ka publikuar me 30 tetor një postim për gjendjen aktuale në Gaza, duke ia bashkangjitur edhe një fotografi. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi nuk paraqet konfliktin aktual Hamas-Izrael, por i njëjti është realizuar në vitin 2014. Vegëza e postimit të publikuar në Facebook […]

Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë vetëm për minatorët e Artanës dhe Kishnicës

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar një artikull sot (01 nëntor) me titull “Minatorët e Trepçës ndërprejnë grevën”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk sqaron se për minatorët e cilit flotacion bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, bazuar në njoftimin e ndërmarrjes Trepça Sh.A, të […]

Titulli nuk e sqaron se për çfarë pagesash bëhet fjalë dhe për cilat vende vlen ky vendim

Portali informativ “Paparaci.com”, ka publikuar sot (1 nëntor) një artikull me titull “Instagram dhe Facebook bëhen me pagesë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues sepse nuk sqaron se për çfarë llojë pagesash bëhet fjalë dhe se në cilat vende do të praktikohet ky vendim. Lajmi në kreun […]

Besimtarë që kremtojnë një festë fetare judaiste paraqiten si palestinezë që kanë mbetur pa shtëpi

Iluzionisti nga Shqipëria, Nadir Mura, i cili ka qenë edhe autor i emisionit “Enigma” në Top Channel, ka publikuar sot (31 tetor) një video-material si storje në llogarinë e tij në Facebook. Videoja e publikuar paraqet pamje nga konflikti në Palestinë me mbishkrime të cilat paraqesin opinionet e publikuesit rreth situatës. Por pas verifikimit nga […]

Pretendohet pa fakte se “3000 spiunë shqiptarë do t’u japin nga 100 euro të rinjve në kafenetë e Beogradit për të votuar kundër Vuçiqit”

Në emisionin “Novo Jutro” të datës 28 tetor të transmetuar në RTV Pink në Serbi është hedhur pretendimi se “3000 spiunë shqiptar do t’u japin nga 100 euro të rinjve në kafenetë e Beogradit për të votuar kundër Vuçiqit”. Këtë pretendim i bëri Miroslav Bjegović, profesor i shkencave të sigurisë dhe specialist për terrorizëm dhe […]

Publikohet deklaratë e rreme me pretendimin se Dua Lipa ka reaguar kundër Rita Orës

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar me 29 dhe 30 tetor një  fotografi të  Dua Lipës, këngëtares së famshme nga Kosova. Fotografia është përcjellë me mbishkrimin: “Dua Lipa godet ashpër Rita Orën: Mos u bo pak e tepërt…”, duke pretenduar se Dua Lipa është shprehur kështu ndaj Rita Orës, këngëtares […]

Imazhi i një rakete te hedhur në luftën e vitit 2006 në Liban, publikohet si moment i qëllimit të një avioni izraelit

Një faqe në Facebook që mban emrin “Support For Turkey From Presheva”, ka publikuar imazhin e një rakete. Në mbishkrimin e imazhit në fjalë pretendohet se me anë të kësaj rakete është qëlluar një avion izraelit. Por pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se imazhi i publikuar me anë të së cilit […]

Fotografia e realizuar në vitin 2013, paraqitet si e konfliktit aktual Hamas-Izrael

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh me pretendim se pamjet janë aktuale dhe paraqesin ushtarë dhe oficerë izraelitë të zënë robër, të cilët sipas të njëjtit pretendim, janë munduar të avancojnë në Gaza. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vitit 2013 dhe paraqet forcat izraelite […]

Deepfake: Kurti nuk ka folur në gjuhën arabe

Llogaria në TikTok me emrin “kanalistat” ka publikuar dje (28 tetor) një video-material, që shfaq Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës. Kryeministri Kurti degjohet teksa flet në gjuhën arabe, gjë të cilën e pretendon edhe mbishkrimi i vendosur video-materialit. Por pas verifikimi nga hibrid.info është vërtetuar se në video-material është ndërhyrë me anë të Inteligjencës Artificiale […]

Translate »