[email protected]

Në titull nuk bëhet e ditur se është opinion, por paraqitet si paralajmërim

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (27 shtator) një artikull me titull “Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë e Kosovës lufta nuk ka mbaruar, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në […]

Narrativa dezinformuese e gazetave serbe: “Ngjarja ishte inskenuar, fajtori është Kurti, po sulmohen serbët për ta përshpejtuar spastrimin e tyre”

Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës (PK), u sulmua nga një grup prej rreth 30 personash të armatosur, ku mbeti i vrarë Rreshteri Afrim Bunjaku, një tjetër zyrtar policor u plagos dhe një u lëndua. Nga ana tjetër, tre sulmues serbë u vranë, dhe disa prej […]

Pamje të vjetra të arkivoleve pretendohet të paraqiten si varrime të sulmuesve serbë të vrarë në veri të Kosovës

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (25 shtator) një video-material në të cilën shihen pamje të disa arkivolëve. Me anë të këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin varrimin e sulmuesve serbë të vrarë në veri nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit të datës 24 shtator. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është […]

Fotografia nuk paraqet snajperin e Policisë së Kosovës, ajo është realizuar në një bazë ajrore në SHBA

Faqja “Gazeta Aktuale” në Facebook ka publikuar dje (25 shtator) një imazh në të cilën shihet një armë e tipit snajper. Me anë të kësaj fotografie është pretenduar se ky ka qenë snajperi i përdorur nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të ditës së diel në veri të vendit, duke shtuar se me anë të […]

Pamjet nuk paraqesin Policinë e Kosovës duke arrestuar njërin nga sulmuesit në veri, por pjesëtarë të Shërbimit Policor Kombëtar të Bullgarisë

Një video-material u publikua dje (24 shtator) nga disa faqe në gjuhën shqipe në Facebook me pretendimin se pamjet shfaqin pjesëtarë të Policisë së Kosovës duke e arrestuar një nga sulmuesit pas ngjarjeve të ditës së diel në veri të Kosovës. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është arritur të vërtetohet se […]

Pretendim i rremë se audio-incizimi paraqet bisedën e policëve të Kosovës për njërin nga sulmuesit e plagosur

Mediumi në gjuhën serbe “Kosovo Online” ka publikuar dje (24 shtator) një audio-incizim, sipas tyre, i bisedës së policëve të Kosovës për serbin e plagosur, të cilin e ka përmendur edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në konferencë për media dje në mbrëmje (24 shtator). Nëpërmjet këtij audio incizimi, mediumi në fjale dhe Vuçiq, pretendojnë […]

Snajperisti në imazh nuk është pjesëtar i ndonjë njësie në Policinë e Kosovës, por pjesëtar i ushtrisë gjermane

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar dje dhe sot (24 dhe 25 shtator) një fotografi të një snajperisti, e cila mban përshkrimin “Ekskluzive: Ja snajperisti i Kosovës që ekzekutoi disa terroristë serbë. I qëlloj drejt në fytyrë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se personi në fotografi nuk është […]

Rishikimi i javës: Fotografi të paverifikuara për sulmuesit e vrarë në veri, raportime gabim nga portale informative për tema sociale, teori konspirative nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Java që shkoi u karakterizua më dominimin e përmbajtjeve të paverifikuara në ekosferën keqinformuese në Kosovë.  Përmbajtjet e paverifikura të fotografive të sulmuesve të vrarë lidhur me rastin e sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës. Po ashtu përmbajtje të paverifikuara u publikuan edhe për përmbytjet në Libi dhe […]

Publikohet video-material i vjetër me pretendimin të paraqitet si mobilizim i Njësisë Speciale për zhvillimet e fundit në veri

Faqja në Facebook “Njësia Speciale” ka publikuar dje (24 shtator) një video-material me mbishkrimin “Njësia Speciale blindon veriun e Kosovës”. Këtë video-material, faqja e lartcekur është munduar ta paraqesë si pamje nga aksioni i djeshëm (24 shtator) i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar […]

Fotografia e një ushtari të vrarë të Azerbajxhanit paraqitet si e njërit nga sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës

Faqja në Facebook “Gazeta Aktuale” ka publikuar një fotografi të një ushtari të vrarë, të cilës i ka vënë mbishkrimin “Terroristi serb i shtrirë në tokën dardane”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi paraqet një ushtar të Azerbajxhanit të vrarë në vijën e frontit në Nagorno-Karabakh, me datë 6 […]