[email protected]

Pretendohet rrejshëm se në tetor Kosova do të furnizohet me pajisjet ushtarake turke “Boran 105mm”

Portali “Botasotere.com” përmes faqes së tij në Facebook “Bota Sot E Re” ka publikuar një postim përmes së cilit pretendon se Kosova në tetor do të furnizohet me pajisjet ushtarake nga Turqia “Boran 105mm”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në […]

Pretendim i paverifikuar se janë katër sulmues serbë të vrarë dhe identiteti i njërit prej tyre fshihet

Mediumi online në gjuhën shqipe “gazetadita.al” ka publikuar dje (29 shtator) një artikull me titull: “FOTO: Në varrim me tre fotografi, por të vrarët në Banjskë ishin katër. Ja kush është dhe pse e fshehin të katërtin”. Gazeta në fjalë pretendon se janë vrarë katër sulmues serb gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 24 […]

Petkoviq pretendon rrejshëm se në mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë

Në disa media në gjuhën serbe, u publikua dje një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, sipas të cilit, në “mesin e Policisë së Kosovës gjatë aksionit në Banjskë kishte vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste, dhe ishin urdhëruar të mos kthehen derisa të vrasin të gjithë serbët”. Petkoviq këtë […]

Eulex-i përgënjeshtron pretendimet e Vuçiqit dhe Petkoviqit se i është ndaluar të marrë pjesë në operacionet e Policisë së Kosovë

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar dje (28 shtator) një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, sipas të cilit, “misionit të EULEX-it nuk i është lejuar të marrë pjesë në operacionet hetimore në qytetin e Banjskës, sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se serbët janë vrarë […]

Titulli nuk sqaron se ulja e çmimit të ushqimeve për 10% vlen për Italinë

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (28 shtator) artikullin me titull “Duke nisur nga 1 tetori ulen çmimet e ushqimeve me 10%”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se cili shtet ka marr një vendim të tillë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bolivi

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (27 shtator) artikullin me titull “TRONDITËSE! Një vajzë 12-vjeçare përdhunohet nga 11 burra: E rrëmbyen të miturën dhe…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk tregon vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje e […]

Imazhi i vjetër ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës pranë flamurit të UÇK-së dhe atij kombëtar, paraqitet si aktual

Portali informativ “Mitropol.net” në faqen e tij zyrtare në Facebook “Mitropol Media” ka postuar dje (27 shtator) një fotografi me mbishkrimin “KRENARI: Forcat Speciale në veri të vendit në Shalë, pozojnë tek flamuri i UÇK-së”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia që paraqet disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, […]

Daçiq pretendon rrejshëm se video e publikuar nga Sveçla ku shihet Radojçiq, nuk është e asaj dite

Në emisionin televiziv “Takovska 10” të titulluar “Banjska dhe pasojat” të transmetuar në televizionin publik serb “RTS” dje (26 shtator), ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur pretendimin se videoja ku shihet Milan Radojçiq brenda Manastirit në Banjskë, e cila është publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “nuk ishte e […]

Ndërtesa e komunës së Sarajevës nuk u ndriçua me flamurin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi ka postuar sot (27 shtator) një fotografi që paraqet ndërtesën e komunës në Sarajevë, e cila është e ndriçuar me flamurin e Kosovës. Pas verifikimit të fakteve përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se fotografia është e edituar. Vegëza e postimit […]