[email protected]

Pretendohet pa fakte se mbishkrimi “UÇK” në një shkollë në Kllokot, paraqet urrejtje ndaj gjithçkaje serbe

Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, me datë 19 shtator ka lëshuar një komunikatë me pretendimin se, përmes një mbishkrimi “UÇK” në shkollën “Sveti Sava” në Kllokot, është përhapur mesazh kërcënues si urrejtje ndaj gjithçkaje serbe, madje edhe ndaj fëmijëve, nga siç e quan kjo zyre “bazë ideologjike e politikës së Albin Kurtit”. Përmes […]

Titulli nuk sqaron se për kampionatin e cilit shtet bëhet fjalë 

Portali informativ “Gazeta Shqip” ka publikuar dje (19 shtator) një artikull me titull “Kampionati i futbollit në KAOS! Dhuna gjatë ndeshjeve, gjyqtarët ngrihen në protestë”. Hibrid.info ka verifikuar faktet dhe ka vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja e lajmit sqarohet vetëm në përmbajtjen e artikullit, ku tregohet […]

Pochettino nuk ka deklaruar se nuk e njeh Federatën Shqiptare të Futbollit

Portali informativ me emrin “info-albania.com” ka publikuar një artikull me titull “’Kush është Federata Shqiptare?’, Poçetino kur e pyesin për Brojën: Njoh vetëm Silvinjon dhe Zabaletën” Titulli i shkruar në këtë mënyrë lë të nënkuptojë se Mauricio Pochetino, trajneri i Chelsea-s, skuadrës angleze të futbollit, është deklaruar se nuk ka njohuri rreth Federatës Shqiptare të […]

Raportohet gabimisht për vlerën e shitjes së fanellës të Nedim Bajramit

Portali informativ “GazetaOlle.com” ka publikuar dje (18 shtator) artikullin me titull “1 mijë e 844 euro për fanellën e autorit të eurogolit, Nedim Bajramit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi fanella e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, në një ankand të […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (18 shtator) një artikull me titull “Shokuese: Babë e bijë vranë fëmijët që kishin së bashku nga marrëdhënia e tyre intime”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja kuptohet vetëm në përmbajtjen e […]

Grafitet që shfaqin Zelenskyy-n si kanibal nuk ekzistojnë dhe pamjet nuk paraqesin ndërtesën në Berlin, por në Varshavë

Në median sociale “Telegram” nga llogaria në gjuhën serbe “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore), u publikuan dy fotografi që shfaqin të pikturuar në formë grafiti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duke ngrënë pjesë të trupit të ushtarëve. Pas verifikimit të fakteve nga platforma “LeadStories.com” është vërtetuar se këto grafitë nuk […]

Titulli nuk e qartëson se për kryetarin e komunës së cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar me datë 16 shtator artikullin me titull “Çfarë po ndodh? 21 persona akuzohen për kontrabandë me kokainë, mes tyre kryetari komunës dhe zyrtarë të policisë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk sqaron se për kryetarin e cilës komunë bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm […]

Video-materiali i vitit 2022 paraqitet si i realizuar gjatë përmbytjeve në Libi

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar me datë 14 shtator një video-material me mbishkrimin “Një burrë që priste të shpëtohej në mes të një përmbytjeje në Libi u lut nën rrënojat e një shtëpie”. Pas hulumtimit përmes platformës online për verifikim faktesh “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se videoja nuk paraqet pamje të përmbytjeve të […]

Rishikimi i javës: Clickbait artikuj të kronikës së zezë, përmbajtje të paverifikuar për Vedat Muriqin dhe Fatih Terimin si selektor i Kosovës

Përmbajtjet clickbait kanë dominuar ekosistemin keqinformues gjatë javës që shkoi. Artikujt që janë vlerësuar si clickbait ishin lidhur me temat si arsyeja e përzgjedhjes së gjyqtarëve francez për ndeshjen Rumani-Kosovë, për vrasje, për vdekje të punëtorëve në vendin e punës, aksidente me fatalitet, në titujt e të cilëve artikuj nuk bëhet e ditur vendndodhja e […]