[email protected]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (4 maj) një artikull me titull “Autobusi përplas tre nxënëse”. Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se në cilin vend ndodh ngjarja, prandaj si i tillë, konsiderohet si titull përgjithësues. Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e […]

Pretendimi se Kurti do t’i dëbojë serbët nga Kosova me dhunë, i pabazë

Mediumi në gjuhën serbe “Informer.rs” ka publikuar një artikull sot (4 maj) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka konfirmuar që do t’i dëbojë serbët nga Kosova me dhunë. Ky pretendim është ngritur duke u ndërlidhur me vendimin për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues që ishte përgjegjës për krijimin dhe hartimin […]

Faqja me pronësi të dyshimtë vazhdon të publikojë shpallje të rreme për ofrim të kredive

Faqja në Facebook me emrin “Kredi personale” publikon postime me pretendim të rremë t’i paraqesë ato si oferta për kredi-marrje. Me datë 2 maj kjo faqe ka publikuar një postim me pretendimin për një ofertë deri në 20 mijë euro për mobilim të shtëpisë. Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID”, hibrid.info […]

Nuk argumentohet vërtetësia dhe autenticiteti i shpalljes për mbështetje financiare për shërim

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje (4 maj) një njoftim përmes së cilit pretendohet për gjendjen e vështirësuar të një personi për të cilin kërkohet mbështetje financiare për shërim. Megjithatë, në këtë njoftim nuk ofrohet informacione të detajuara që e bëjnë të qartë llojin e sëmundjes të cilën e vuan personi. E vetmja informatë që […]

Imazhe me personazhe të huaja pretendohet rrejshëm të paraqiten si gra shqiptare që kërkojnë lidhje dashurie

Llogaria në TikTok me emrin “Njerze & Fate (Agjensi-Njohje)” e cila numëron mbi 19 mijë ndjekës, publikon fotografi të grave me pretendim se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie. Në të gjitha këto postime, llogaria e lartcekur, në mbishkrimet e këtyre imazheve të grave, pretendon se ato janë nga Kosova apo Shqipëria. Hibrid.info […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (1 maj) një artikull me titull “Qytetarët përplasen me policinë, arrestohen disa persona”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku […]

Rishikimi i javës: përmbajtje të rreme në TikTok për vrasje të serbëve dhe plagosje të policëve, clickbait artikuj për ngjarje që nuk kanë të bëjnë me Kosovën

Përmbajtjet e rreme dhe artikujt clickbait dominuan ekosistemin keqinformues në Kosovë gjatë javës që shkoi. Përmbajtje të rreme kishim kryesisht në rrjetin social TikTok dhe kishin të bënin me vrasje të serbëve në veri, plagosje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga grupi “Wagner”, sulm në zemër të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe […]

Sajohet histori dashurie me imazhin e një gruaje të huaj, duke e paraqitur si shqiptare nga Shkodra

Faqet në Facebook “Gazeta Globale” dhe “Lajmi Fundit” kanë postuar artikullin e portalit të dyshimtë “infospostmedia.com” me fotografi të një gruaje të huaj, e cila paraqitet si shqiptare nga Shkodra, që është në kërkim të një lidhje dashurie. Hibrid.info ka verifikuar këtë fotografi të kësaj gruaje dhe bazuar në gjetjet e kryera përmes makinave online […]

Translate »