[email protected]

Titulli dhe fotografia lënë hapësirë për keqinformim

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (30 prill) një artikull me titull “Burri vret komshinjtë e tij pas konfliktit”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit nuk e tregon vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “pesë persona u vranë nga të […]

Fotografia bën që të kuptohet gabimisht se deklarata është bërë nga Albin Kurti

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar dje (27 prill) artikullin me titull “Kosova nuk bahet tue i ruejtë interesat personale por tue vu vetën në shërbim të shtetit!”. Artikulli është publikuar më 2 shkurt nga portali i dyshimtë “fakte.buzz” më 8 shkurt 2023. (shih këtu) Në fotografinë ilustruese të këtij artikulli është përdorur figura e […]

Fotografia nuk paraqet moment takimi mes Thaçit dhe Radojçiqit

Llogaria në median sociale “TikTok” me emrin “fatmir764” ka publikuar një video-material me mbishkrimin përmes së cilit pretendohet se zyrtarët e PDK-së, saktësisht ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, ishte takuar me nënkryetarin e Listës serbe, Milan Radojçiq, i sanksionuari nga SHBA-të, njëkohësisht i kërkuar edhe nga drejtësia e Kosovës. Pas verifikimit të fakteve të […]

Lajmi për ndërtimin e stadiumit në Ferizaj paraqitet me fotografi të stadiumit në Irlandën e Veriut

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot (27 prill) një artikull me titull “Edhe një stadium me kritere të UEFA-s, Ministria e Sportit hap tenderin 200 mijë €”. Lajmi ka të bëjë me njoftimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) lidhur me ndërtimin e një stadiumi të futbollit në qytetin e Ferizajt. Mirëpo në […]

Nga titulli dhe fotografia mund të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në një vend shqipfolës

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (26 prill) një artikull me titull “Çifti i të moshuarve gjenden të vdekur në banesë, policia arreston djalin e tyre”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk tregohet vendndodhja e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, […]

Nuk ofrohet mundësi votimi online për finalistin e katërt në BBVA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (26 prill) një artikull me titull “Votoni/ Cili doni të jetë finalisti i katërt i ‘Big Brother VIP’?”. Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e tre kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania. Në përmbajtje të këtij artikulli nuk […]

Pretendohet rrejshëm se ish-presidenti Thaçi ka pësuar sulm në zemër

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar sot (26 prill) një video-material të shkurtër (15 sekonda) me imazhin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në të cilën ka vënë mbishkrimin “SULUM NE ZEMER PRESIDENTI THAQI DJE O ZOT NDIHMOJ SHERIM TE SHPEJT”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky […]

Titulli dhe fotografia bëjnë që të kuptohet gabimisht se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (25 prill) artikullin me titull “Pl’agoset një 31-vjeçar shqiptar në qebaptore”. Përpos titullit përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Një shqiptar është […]

Nuk ka fakte se plaçkitja e kishës ortodokse në Shtërpcë është shfaqje e kërcënimit ndaj serbëve

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (25 prill) një artikull për një plaçkitje të zyrës së kishës ortodokse Shën Nikolla në Shtërpcë. Lidhur me rastin ka reaguar Ministria e Kulturës së Serbisë. Në këtë reagim, ndër të tjera, pretendohet edhe se mosgjetja dhe ndëshkimi i kryesve të veprës është “pjesë e fushatës së […]

Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (24 prill) një artikull me titull “Plagosen nëntë nxënës”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues që nuk tregon se ku ka ndodhur ngjarja. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Nëntë persona janë plagosur pas të […]

Translate »