[email protected]

Karikatura me narrativ dezinformues për spastrim etnik të serbëve nga Kosova

Shkroi: Festim Rizanaj Portali informativ në gjuhën serbe, “Kosovo-online.com”, nëpërmjet karikaturave shpërfaq qëndrimet editoriale të ndërlidhura me zhvillimet. Më datë 13.10.2024, “Kosovo-online.com” ka publikuar një karikaturë në të cilën paraqiten kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dy persona më pasaporta serbe në duar, një laurë dhe pas saj tabela me flamurin e BE-së. Kjo karikaturë u […]

Rishikimi i javës: Lajme të rreme me sondazhe zgjedhore, dezinformatë në media sociale për vendimin e lejimit të mallrave serbe

Përgatiti: Festim Rizanaj Gjatë javës që shkoi dezinformatat dhe lajmet e rreme janë dy kategoritë që e dominuan ekosferën keqinformuese. Dezinformatat u publikuan në media sociale (TikTok dhe X). Në Tiktok u publikua një pretendim për një takim të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, dhe gazetarit Baton Haxhiu, i cili rezultoi […]

Rritje e numrit të keqinformatave në TikTok

Përgatiti: Fatbardh Dema Monitorimi i keqinformatave në gjuhën shqipe të shpërndara në mediat sociale tregon një prirje të vazhdueshme të përdorimit të këtyre platformave për përhapjen e informacionit të pasaktë dhe manipulues. Në raportin mujor të keqinformimit, realizuar nga hibrid.info, në muajin gusht, Facebook ishte platforma kryesore me 31% të totalit të publikimeve keqinformuese, duke […]

Rishikimi i javës: Mashtrime dhe lajme të rreme për sondazhe elektorale, dezinformata për investime nga Kuvajti

Përgatiti: Festim Rizanaj Përmbajtjet mashtruese janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Përmbajtjet mashtruese janë publikuar në media sociale (Facebook dhe TikTok) dhe SMS në telefon. Në TikTok u publikua pretendimi i rremë për sondazh për […]

Telegrami: Parajsa e kanaleve pro-ruse, tema e Kosovës mobilizon nacionalistët serbë pro-rusë

Autorë: Gentiana Paçarizi & Uran Haxha, Western Balkans Anti-Disinformation Hub Viteve të fundit, në aplikacionin Telegram janë shtuar kanalet që përcjellin narrativa pro-serbe e pro-ruse në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë nuk ekziston ndonjë afinitet ndaj Rusisë dhe nuk janë vënë re grupe pro-ruse që synojnë t’i mobilizojnë shqiptarët e Kosovës. Por, Kosova vazhdon të jetë një […]

Keqinformimi vs mbështetja rreth Bedri Hamzës në mediat sociale

Përgatiti: Fatbardh Dema Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me datë 27 mars prezantoi Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër. Hamza aktualisht është kryetar i Komunës së Mitrovicës. Gjatë hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se që nga momenti kur Hamza u prezantua si kandidat për kryeministër, janë hapur disa faqe […]

Rishikimi i javës: Dezinformatë me përqindjen e përkatësisë fetare në Kosovë, lajm i rremë për sondazhe zgjedhore, mashtrime për tema sociale

Përgatiti: Festim Rizanaj Si rezultat i gjetjeve dhe trajtimeve të keqinformatave të publikuara gjatë javës që shkoi, lajmet e rreme janë ato që dominuan ekosferën keqinformuese. Të gjitha lajmet e rreme janë publikuar në media sociale, konkretisht në Tiktok. Në Tiktok, është pretenduar për një sondazh lidhur me zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen më […]

Skema mashtrimi me oferta pune në Facebook

Shkroi: Fatbardh Dema Gjatë monitorimit të përditshëm në rrjetin social Facebook, ekipi i hibrid.info ka identifikuar katër përmbajtje që lidhen me tema sociale, veçanërisht me mundësi punësimi. Këto postime, të cilat në pamje të parë duken si oferta pune të rregullta, pas kontrollit të hollësishëm të fakteve, u zbuluan të jenë përmbajtje mashtruese, duke i […]

Rishikimi i javës: Dezinformatë se Kurti është takuar me peshkopin Teodosije, mashtrim për organizim të kurseve falas, lajme të rreme për armatosjen e FSK-së

Përgatiti: Festim Rizanaj Dezinformatat janë ato që kanë dominuar gjatë javës që shkoi sa i përket keqinformatave të publikuara në media, portale të dyshimta dhe faqe e llogari në media sociale. Dezinformatat u publikuan në media sociale (Facebook dhe TikTok) në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe (Telegram). Në Tiktok u publikuan pretendimet se Gjermania nga […]

Translate »