[email protected]

Pretendim i rremë se ish-presidenti John Kennedy është i gjallë

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar një video-material ku paraqitet imazhi i një personi, për të cilin pretendohet se është presidenti i vdekur amerikan, John Kennedy. Sipas mbishkrimit në video-material, ish-presidenti Kennedy jeton me shëndet të mirë dhe është në mbrojtje nga Agjencia Qendrore të Inteligjencës “CIA”. Mirëpo hibrid.info ka hulumtuar dhe vërtetuar […]

Serbia nuk e ka falënderuar Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kurtit

Disa faqe në Facebook që publikojnë artikuj dhe postime me përmbajtje në gjuhën shqipe, me datë 13 qershor kanë postuar një fotografi ku shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me mbishkrimin “Serbia falënderon nga zemra Shqipërinë për qëndrimin e saj ndaj Kurtit”. Pas hulumtimit të kryer […]

Koci nuk ka thënë se “javën e ardhshme shkoj në Beograd”

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (15 qershor) një artikull në titullin e së cilit pretendohet se avokati Arianit Koci, ka thënë se  “nëse nuk lirohen policët e kidnapuar, javën e ardhshme shkoj në Beograd dhe ua koordinoj mbrojtjen – falas”. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli nuk […]

Pretendimi se është hedhur gaz lotsjellës mbi fëmijët në veri të Mitrovicës, i pabazuar

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull sot (14 qershor) me pretendimin se njësia speciale e Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit të Milun Millenkoviqit, ka hedhur gaz lotsjellës. Në titull pretendohet edhe se gazi lotsjellës është hedhur edhe, siç thuhet, “mbi fëmijë”. Artikulli me këtë pretendim ka zënë vend në numrin e gazetës […]

Pretendimi se janë dëgjuar breshëri të shtënash me armë gjatë arrestimit të Millenkoviq-it, i pabazë

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull dje (13 qershor) me pretendimin në titull se situata në Mitrovicë është e tensionuar dhe po dëgjohen breshëri të shtënash me armë. Artikulli bazohet në një video-material me pamje që shfaqin arrestimin i Milun Millenkoviq. Në këtë video dëgjohet alarmi i lëshuar në veri të Mitrovicës, […]

Gabim në fotografinë e publikuar nga Presidenca

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një cicërim në twitter sot nëpërmjet së cilës ka bërë të ditur se të mërkurën do t’i adresohet Parlamentit Evropian. Në cicërimën që presidentja e shtetit e ka bërë në llogarinë zyrtare në “twitter”, përkundër faktit që ka etiketuar llogarinë e parlamentit evropian, ajo ka vendosur gabimisht fotografinë […]

Translate »