[email protected]

Publikohet lajm i vjetër për konferencën e ZPS-së ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (26 shkurt) një artikull me titull “Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e të tjerëve, këto janë pyetjet që presin përgjigje nga ZPS”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër. Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka […]

Me anë të fotografisë së realizuar nga inteligjenca artificiale pretendohet se princesha Diana është gjallë

Llogaria në TikTok me emrin “bejevete” ka publikuar dje (24 shkurt) një video-material me anë të së cilit pretendon se princesha Diana është gjallë dhe se ajo tashmë jeton në një ishull sekret. Në këtë video-material, kjo llogari ka shtuar edhe një imazh të princeshës Diana, e cila shihet në moshë të vjetër, me anë […]

Në titull nuk qartësohet se qytetarët e cilit vend do të marrin paratë e bonusit për energji

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (23 shkurt) ka publikuar një artikull me titull “Sërish bonus për energji, 200 euro për familje”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues, që nuk e qartëson se autoritetet e cilit vend kanë marrë një vendim të tillë. Lajmit qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e […]

Përdoret imazh i huazuar për ta paraqitur si grua nga Shkodra që kërkon lidhje dashurie

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “viralnews40.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua nga Shkodra me banim në Suedi, është në kërkim të një lidhje dashurie. Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka gjetur imazhet e gruas që është paraqitur si shqiptare […]

Katërvjeçarja nuk ka ndërruar jetë në krahët e shpëtimtarit, siç pretendohet në titull

Portale të dyshimta në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull me titull “Video e rëndë nga Turqia, teksa shpëtimtari e filmon live, katërvjeçarja Azra ndërron jéte në krahët e tij”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se vajza 4 vjeçare ka ndërruar jetë pas trajtimit mjekësor të marrë në spitalin e […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes

Artikulli me titull “Ngjarje e trishtë: 5-vjeçarja gjendet e vrarë në park” është publikuar sot (22 shkurt) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Në vajzë e mitur 5 vjeçare […]

Pretendim tërësisht i sajuar: Ushtrimet e FSK-së janë të ligjshme dhe nuk janë pjesë e ndonjë plani për spastrim etnik

Mediumi në gjuhën serbe “Informer” ka publikuar një artikull sot (21 shkurt) me pretendimin se shqiptarët po përgatiten për spastrim etnik të serbëve. Artikulli bazohet në ushtrimet e zhvilluara nga Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, ushtrim që cilësohet ilegal nga ky medium, duke u thirr në rezolutën […]

Translate »