[email protected]

Nuk është vdekur aktori Burak Özçivit, siç pretendohet të paraqitet përmes fotografisë

Kanali në Youtube me emrin “Melodia e Jetës” ka publikuar një video-material me datë 16 shkurt, që tregon për vdekjen e aktorit turk Cagdas Cankaya dhe gruas së tij, Zilan Tigris, gjatë tërmetit të 6 shkurtit në Turqi. Mirëpo, në fillim të video-materialit shfaqet imazhi i një aktori tjetër turk, Burak Özçivit, duke lënë të […]

Nuk paraqitet mundësi votimi online për të nominuarit në BBVA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar dje (20 shkurt) një artikull me titull “Votoni/ Kush doni të largohet të martën nga Big Brother VIP?”. Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e tre kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania. Në përmbajtje të këtij artikulli nuk […]

Ngjarja me zogjtë e ngordhur që bien nga qielli nuk ka ndodhur në Gjirokastër

Llogaria me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “mrgame.ks” dje (19 shkurt) ka publikuar një video-material të shkurtër (28 sekonda), në të cilën shfaqen disa zogj që bien të ngordhur nga qielli. Në këtë video-material, kjo llogari pretendon se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, të cilën e kanë cilësuar si ngjarje […]

Selmanaj nuk ka thënë “Albin Kurti më mirë di të flas serbisht sesa shqip”

Llogaria në TikTok me emrin “lajme24h” ka publikuar një video më 16 shkurt me pretendimin se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se “ ALBIN KURTI MË MIRË DI TË FLAS SERBISHT SESA SHQIP”. Videoja është shkëputur nga intervista e Selmanajt dhënë më 14 shkurt për emision A23, në kanalin televiziv “ATV”. Pas verifikimit të […]

Rishikimi i javës: përkthim i gabuar i urimit të Biden-it, lajm i rremë se Kurti dëshiron vrasjen e Vuçiqit, clickbait artikuj lidhur me trustin

Clickbait artikujt zunë hapësirën më të madhe në sferën keqinformuese në Kosovë gjatë javës që shkoi. Ato kishin të bënin me zhvillime për trustin dhe ngjarje që nuk kishin të bënin me Kosovën. Kategoria e dytë që ka dominuar sferën e keqinformimit në ekosistemin medial në Kosovë është dezinformata. Dezinformata kishim rreth ndihmave në Siri, […]

Facebook dhe Instagram nuk bëhen me pagesë për të gjithë përdoruesit

Portali informativ “Rilindja.al” dhe disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Shtohen shpenzimet për shqiptarët! Facebook dhe Instagram bëhen me lekë, 11 dollarë në muaj”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë dhe nuk i […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet janë publikuar kërkesat për rritjen e pagave

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (17 shkurt) një artikull me titull “Publikohen kërkesat për rritjen e pagave”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk qartëson lajmin. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se sindikata Verdi në Frankfurt ka kërkuar rritjen e pagave […]

Nga fotografia mund të kuptohet se kjo deklaratë është bërë nga Macron

Faqja në Facebook “Pamfleti.com” ka publikuar sot një artikull me titull “Është skandaloze që Kosova është i vetmi vend që s’ka liberalizim vizash”. Artikulli është marrë nga portali i dyshimtë “fakte.buzz”, i publikuar më 8 tetor 2021, duke përdorur fotografi që nuk i korrespondon përmbajtjes. Në fotografinë e përdorur në këtë artikull shihet presidenti i […]

Lajmi për miratimin e ligjit për emigrantët në Gjermani, është i vjetër

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” ka publikuar dje (17 shkurt) një artikull me titull “Gjermania miraton ligjin e ri për të huajt ja si të merrni leje qëndrimi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në korrik të vitit 2022. Në […]

Translate »