[email protected]

Lajmi për rritjen e çmimit të derivateve të naftës, është i vjetër

Portali i dyshimtë “Atdheulajm.com” ka publikuar sot (25 dhjetor) një artikull me titull “Mbushni rezervuarët, pas mesnate shtrenjtohet çmimi i naftës dhe benzinës”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me rritjen e çmimit të derivateve të naftës gjatë muajit mars në Maqedoninë […]

Artikulli që tregon se Shqipëria rrezikohet nga stuhitë, është i vjetër

Portali i dyshimtë që mban emrin “new.findnews5.com” ka publikuar një artikull me titullin “KUJDES! Shqipëria në rreth të kuq, rreziku vjen nga deti dhe qielli”. Por pas verifikimit nga hibrid.info është provuar se artikulli i publikuar është i vjetër. Vegëza e artikullit të publikuar nga “new.findnews5.com”: I njëjti artikull është publikuar edhe në median sociale […]

Vazhdon të publikohet lajmi i vjetër me pretendimin e rremë se Zvicra po kërkon punëtorë

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “AtdheuLajm” ka publikuar me datë 24 nëntor një artikull me titull “Lajm i mirë për shqiptarët, Zvicra po kërkon punëtor në këto sektore”. Pas verifikimit dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me […]

Lajmi i vitit 2021 lidhur me nevojën për punëtorë të huaj në Gjermani, publikohet si aktual

Portali i dyshimtë “gazetafikse.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Gjermania ka nevojë për puntorë edhe në këtë kohë, Ja çfarë ju duhet që të dini”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2021. Në përmbajtje të artikullit sqarohet se […]

Përdoret emri i një kirurgu kosovar për të krijuar artikull të rremë me pretendimin se shëron diabetin për një ditë

Faqja në Facebok “Atdheu Lajm” ka publikuar dje (25 tetor) një artikull me titull “Lajm fantastik: Mjeku shqiptarë shëron sëmundjen e sheqerit për një ditë”. Në këtë artikull pretendohet se kirurgu kosovar, Arbër Morina është shprehur se shëron sëmundjen e diabetit për një ditë. Hibrid.info pas hulumtimit në llogarinë personale të Morinës në Facebook, ka […]

Pamjet nuk paraqesin fëmijët e plagosur në Gaza, video është realizuar në vitin 2019 në Siri

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar me datë 23 tetor një video-material në të cilin paraqiten pamje të dy fëmijëve të gjakosur në fytyrë. Me anë të këtij video-materiali, faqja e lartcekur ngrit pretendimin se fëmijët janë palestinezë në Gaza dhe se janë plagosur si pasojë […]

Pamje të vjetra që shfaqin arrestime në Jerusalem, paraqiten si aktuale

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar dje (22 tetor) një video-material me pretendimin se Izraeli po arreston dhe kufizon të krishterët në Jerusalem. Gjithashtu, faqja e lartcekur pretendon se video-materiali është realizuar me datë 21 tetor të këtij viti. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga […]