Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Kamala Harris nuk foli për Kosovën

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Shfaqja e zonjës së parë të re në SHBA-s gëzoi çdo shqipëtar kur foli për Kosovën”.

Ky artikull përmban titull të rremë, si dhe të gabuar, pasi Kamala Harris është gruaja e parë zëvendës-presidente e zgjedhur e SHBA-ve, e jo zonja e parë si dhe nuk ka folur për Kosovën, ashtu siç pretendohet. Gjithashtu, titulli i këtij shkrimi nuk përputhet me përmbajtjen.

Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë deklaratë e Kamala Harris në lidhje me Kosovën.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Shfaqja e zonjës së parë të re në SHBA-s gëzoi çdo shqipëtar kur foli për Kosovën

Pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris do të bëhet gruaja e parë zëvendëspresidente.

Harrisa po ashtu bëhet personi i parë me ngjyrë në këtë post. Harris ishte gruaja e katërt në garë për pozita të tilla pas Geraldine Ferraros më 1984, Sarah Palin më 2008 dhe Hillary Clintonit më 2016. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen Pamjet Ekskluzive

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja,com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/08/shfaqja-e-zonjes-se-pare-te-re-ne-shba-s-gezoi-cdo-shqipetar-kur-foli-per-kosoven-2/?fbclid=IwAR2IDO2i_QBRNq_QMOQ9rUd0iacaQ6fC0sUiEp9k9OR399OnDYrUuHyHT4k

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka marrë përmbajtjen nga artikulli i publikuar nga GazetaExpress.com, të cilit i ka vënë titull të sajuar, duke i dhënë kahje tjetër këtij lajmi.

Më poshtë mund të shihni artikullin origjinal të publikuar nga “GazetaExpress.com”:

Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Specialja.com” përmban titull të rremë dhe të gabuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Ky shkrim kategorizohet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere