info@hibrid.info
Lajmi për largimin e orës policore, i pavërtetë
shape
shape
shape

Artikulli me titull “EKSKLUZIVE: Arben Vitia me vendim te ri, Hiqet ora policore, Ja masat e reja”, është publikuar nga portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “promakale.com”.

Hibrid.info ka verifikuar këtë artikull, i cili ka rezultuar se përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen e këtij teksti.

“Promakale.com” ka marrë artikullin e publikuar nga “gazetaexpress.com”, i cili ka të bëjë me njoftimin për takimin e sotëm (15 prill) ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave anti-Covid.

Ky portal i dyshimtë e ka publikuar këtë shkrim, të cilit i ka vënë titull të rremë se gjoja tashmë është marrë vendim për heqjen e orës policore si dhe vendosjen e masave të reja.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “promakale.com”:

Express mëson se në takimin që është ftuar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ku do të jetë edhe ministri i Shëndetësisë, do të flitet rreth masave anti-COVID.K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi. Mbledhja virtuale e cila do të mbahet në orës 10:00, është ftuar pas takimit të sotëm të kryetarëve të komunave, ku i kërkua që të hiqet ora policore dhe të hapet gastronomia. “Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.K liko reklamen dhe shiko videon e ketij shkrimi

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “promakale.com”:

https://promakale.com/2021/04/14/ekskluzive-arben-vitia-me-vendim-te-ri-hiqet-ora-policore-ja-masat-e-reja/

Më poshtë mund të gjeni vegëzen e artikullit autentik të publikuar nga “gazetaexpress.com”:



Analiza:

“Promakale.com” ka përdorur një artikull të publikuar nga “gazetaexpress.com”, që ka të bëjë me takimin e sotëm ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarët e komunave për të diskutuar rreth masave anti-Covid.

Këtij shkrimi, ky portal i dyshimtë i ka vendosur titull të sajuar, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues të klikojnë në artikull.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë shkrim e vlerëson si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »