[email protected]
Rishikimi i javës: përmbajtje të paverifikuara për sulmin e Iranit ndaj Izralit dhe stuhinë në Dubai, dezinformatë ndërlidhur me Gjyljeta Ukellin, lajm i rremë për zbritjen e çmimit të bukës
shape
shape
shape

Përgatiti: Festim Rizanaj

Java që shkoi u karakterizua me dominimin e përmbajtjet e paverifikuara në ekosistemin keqinformues.

Përmbajtjet e paverifikuara u publikuan në portale informative dhe media sociale, e që kryesisht ndërlidheshin me sulmin e Iranit ndaj Izraelit ku u publikuan video-materiale me pretendimet se paraqesin pamje nga sulmi. Po ashtu, në portale informative është publikuar një video-material me  pretendimin se paraqet gjendjen e stuhisë dhe shirave që ndodhën në Dubai, por që, brenda video-materialit kishte sekuenca që ishin të vjetra dhe nuk ndërlidheshin me ngjarjen. U publikua edhe video-materiali me pretendimin se në Kosovë është vendosur hidrant të zjarrfikësve në mes të një shtegu të biçikletave, por pamjet paraqisnin një shteg të biçikletave në Koprivnicë të Kroacisë.

Lajmet e rreme u publikuan në media sociale ku nëpërmjet një imazhi që paraqitet kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin e SHBA-ve, Joe Biden pranë njëri tjetrit, u pretendua se janë takuar dhe kanë folur për Kosovën, ndërsa imazhi ishte i vjetër nga takimi i 3 marit 2023. Në mediat sociale u publikua edhe lajmi i vjetër për uljen e çmimit të bukës, se nga data 1 qershor, në gjithë territorin e Kosovës buka do të kushtojë 25 cent. Po ashtu, u publikuan pamje të automjeteve ushtarake me pretendimin se paraqesin ushtrinë shqiptrare duke u nis për në Kosovë, edhe pse bëhej fjalë për pamje të vjetra.

Përmbajtje mashtruese u publikuan në mediat sociale: një video-material që shfaq një moment nga festa e tifozëve të klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen, ku pretendohet rrejshëm se këta tifozë i këndojnë kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit. Në Facebook u publikua një imazh që paraqet një dokument, me anë të së cilit pretendohet të dëshmohet anëtarësia e Sadri Ramabajës si anëtar i shërbimit sekret shtetëror jugosllav (UDBA). Po ashtu, u publikua përmbajtje mashtruese e produkteve natyrale si “mjaltë natyrale” për rritje të potencës.

Dezinformatat janë publikuar në media sociale, ku u publikua videoja që shfaq momentin ku dëgjohet një qytetare e prezantuar me emrin Gjyljeta, e cila lajmërohet me anë të telefonit dhe dhuron një shumë prej 50 eurosh për termetin në Shqipëri, me pretendimin e rremë se bëhet fjalë për Gjyljeta Ukellën, gruaja e cila po dyshohet të jetë vrarë nga bashkëshorti i saj. Po ashtu, u publikua edhe një fotografi e vjetër me pretendimin se ish-presidenti Thaçi ndodhet në Kosovë.

U raportua gabimisht me pretendimin se Serbia i ndaloi edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë ndalimit të pasagjerëve kosovarë në pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari. Po ashtu, u raportua gabimisht se “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”, pas deklarimit të pasurisë nga ana e politikanëve.

Clickbait artikull i publikuar në portal informativ lidhur me një rrahje të ndodhur në Itali, e cila është publikuar më titull përgjithësuese, pa iu bërë e ditur vendndodhja e ngjarjes.

Përmbajtje e paverifikuar

Më 14 prill, faqja në Facebook “Realiteti” publikoi një videomaterial në të cilin paraqitej një dron i bllokuar në linjat e energjisë elektrike. Materialit ia kishte vënë përshkrimin “Gogoli Iran: Një nga dronët iranianë të bllokuar në kabllot elektrike”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se videoja është e vjetër dhe se ngjarja ka ndodhur në qytetin sirian Abu Khashab. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë videomaterialin e njëjtë, të publikuar me datë 20 shkurt 2024 në median sociale X (ish Twitter).(këtu)

Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “The Reis”, pati publikuar një videomaterial në mbishkrimin e të cilit thuhej “Gëzimi i palestinezëve në oborrin e Mesxhid al-Aksa kur dëgjuan lajmin për sulmin e Iranit ndaj Izraelit”. Kontrollues faktesh nga Spanja “Maldita.es” kanë verifikuar video-materialin e njëjtë, por të publikuar në gjuhë të huaja. Ata kanë vërtetuar se videoja është e vjetër.  Videoja u realizua me datë 6 prill, ku rreth 120 mijë njerëz u dyndën në territorin e Xhamisë Al-Aksa në ditët e fundit të muajit të Ramazanit dhe nuk kishte të bënte me festë të pretenduar të palestinezëve për sulmet e Iranit. (këtu)

Sërish faqja “The Reis” në Facebook publikoi videomaterial me përmbajtje të paverifikuar. Më 15 prill, kjo faqe, me përmbajtje në gjuhën shqipe, publikoi një videomaterial në të cilin paraqitej një grumbull njerëzish në ambientet e një aeroporti. Faqja u mundua të paraqiste materialin si aktual duke pretenduar rrejshëm se pamjet paraqesin izraelitët duke u larguar nga Izraeli, siç thuhet në mbishkrim “nga frika se lufta do të përshkallëzohet”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet nuk janë aktuale dhe se të njëjtat janë realizuar në muajin tetor 2023, atëkohë kur nisi konflikti Hamas – Izrael. (këtu)

Faqja “The Reis” ka pasur edhe një publikim me përmbajtje të paverifikuar për tensionet Iran-Izrael. Ajo publikoi më 14 prill një video me mbishkrimin “sistemi kundërajror në Tel Aviv u aktivizua”. Me këtë mbishkrim, faqja e lartcekur supozonte se pamjet tregojnë sulmin me dron të Iranit kundër Izraelit në natën e 13 prillit. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se video-materiali i publikuar nga faqja e lartcekur nuk është aktual dhe se i njëjti është realizuar me datë 12 tetor të vitit 2023. (këtu)

Llogaria në Facebook, “Shpend Rrufeja” më 15 prill publikoi një videomaterial me mbishkrimin “Sulmi i Iranit ndaj Izraelit sonte”, duke pretenduar se pamjet tregojnë sulmin në natën e 13 prillit. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se videomateriali i publikuar nga llogaria e lartcekur nuk ka të bëjë me sulmin e Iranit kundër Izraelit, por se është realizuar me datë 24 mars të vitit 2024, në Sevastopol, qytetin më të madh në Krimenë e pushtuar nga Rusia, kur Ukraina pati lëshuar një raketë. (këtu)

Faqja në Facebook “Shkup” ka publikuar me 14 prill një videomaterial në të cilin shihet turmë njerëzish duke vrapuar në rrugë. Në mbishkrimin e këtij video-materiali pretendohet se aty shihen banorët e Tel Avivit duke ikur nga shtëpitë e tyre nga frika e sulmeve të Iranit. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se video-materiali është realizuar në Buenos Aires, në Argjentinë, dhe se personat ë shihen në video nuk janë izraelitë duke ikur, por adhurues të këngëtarit britanik Louis Tomlinson që do të mbajë koncert në kryeqytetin argjentinas më 18 maj. (këtu)

Një llogari me emrin “Driton Gusia” ka publikuar më 27 mars në grupin publik “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një video të faqes “A1TV”, në Facebook. Videos e cila shfaq një hidrant të zjarrfikësve të vendosur në mes të një shtegu të biçikletave, i është vendosur mbishkrimi “Vetem në Kosove!”, nga llogaria në fjalë. Pas kontrollit nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet në video paraqesin një shteg të biçikletave në Koprivnicë të Kroacisë. (këtu)

Një video material me mbishkrimin “Çfarë po ndodh? Publikohen pamje apokaliptike nga Dubai”,u publikua me datë 18 prill nga portali informativ “kosova-sot.info”. Nëpërmjet këtij video-materiali pretendohet të paraqitet gjendja në Dubai, pas stuhisë dhe shirave që filluan në atje më 15 prill. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se disa nga pamjet që zënë vend në video nuk janë aktuale dhe nuk paraqesin stuhitë në Dubai. (këtu)

Lajm i rremë

Llogaria në Facebook me emrin “Lule Gjeli” ka publikuar më 13 prill një imazh ku paraqiten kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden pranë njëri tjetrit. Fotografisë së publikuar i është vendosur mbishkrimi “Kancelari gjerman ne takim me Presidentin amerikan folën edhe për Kosovën”. Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është gjetur se imazhi paraqet momentin e takimit ndërmjet dy liderëve më 3 mars të vitit 2023. Po ashtu hera e fundit kur janë takuar Biden dhe Scholz, ishte në shkurt të këtij viti. (këtu)

Një faqe në Facebook me emrin “Mitrovica Ime” ka publikuar me datë 13 prill një postim me pretendimin se nga data 1 qershor, në gjithë territorin e Kosovës buka do të kushtojë 25 cent dhe se secila furrë që nuk e zbaton këtë vendim, do të gjobitet. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në lidhje me zbritjen e çmimit të bukës nga data 1 qershor. (këtu)

Një llogari në TikTok me përmbajtje në gjuhën shqipe që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (17 prill) një video-material në të cilën paraqiten disa automjete ushtarake. Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Ushtria shqiptare duke shkuar në Kosovë”. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është arritur të gjendet video-materiali i njëjtë i publikuar në Youtube gjatë muajit mars, ku sqaron se pamjet paraqesin automjetet ushtarake të Shqipërisë “MRAP” duke parakaluar në rrugë. (këtu)

Mashtrim

Një llogari me përmbajtje në gjuhën shqipe në TikTok me emrin “robin_hood_0” ka publikuar dje (16 prill) një video-material që shfaq një moment nga festa e tifozëve të klubit gjerman të futbollit, Bayer Leverkusen, pasi kjo skuadër siguroi titullin e kampionit në Bundesligën gjermane. Në mbishkrimin vendosur video-materialit pretendohet se këta tifozë i këndojnë kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharit, gjë e cila dëgjohet edhe në audion e kësaj videoje. Por, pas kontrollit nga hibrid.info, është gjetur videoja autentike, audioja e së cilës nuk përputhet me atë të videos më lartë, gjë e cila e dëshmon se autori ka ndërhyrë në aspektin zanor të saj. (këtu)

Një llogari në Facebook me emrin “Pajtim Malokaj” ka publikuar (14 prill) një video-material që shfaq kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) duke e cilësuar opinionistin Sadri Ramabaja si anëtar të shërbimit sekret shtetëror jugosllav (UDBA), koment i cili pasohet nga një imazh që paraqet një dokument, me anë të së cilit pretendohet të dëshmohet anëtarësia e Ramabajës në këtë institucion. Pas kontrollit dhe verifikimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë burim që vërteton pretendimin e mësipërm dhe po ashtu nuk është faktuar se dokumenti i paraqitur në imazh, është origjinal. (këtu)

Dy faqe në Facebook janë duke e reklamuar një produkt me emrin “Royal Honey VIP” si mjaltë natyrale për rritje të potencës. Pas kontrollit të fakteve të kryera nga Hibrid.info, del se sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (FDA), bëhet fjalë për produkt që ka përbërës të padeklaruar si “sildenafil”, që është përbërës aktiv i barit “Viagra”, e që përdoret për trajtimin e mosfunksionimit erektil. (këtu)

Dezinformatë

Llogaria në TikTok me emrin “fastnewskosovo” ka publikuar dje (16 prill) një video-material shkëputur nga një emision që shfaqej në televizionin “Klan Kosova”, ku në bazë të përshkrimit të shfaqur në video, kuptohet se në emision po bëhej thirrje të dhurohej para për në Shqipëri pas dëmeve që kishte shkaktuar tërmeti në nëntor të vitit 2019. Videoja shfaq momentin ku dëgjohet një qytetare e prezantuar me emrin Gjyljeta, e cila lajmërohet me anë të telefonit dhe dhuron një shumë prej 50 eurosh. Mbishkrimi i vendosur në video-materialin e publikuar në TikTok, pretendon se bëhet fjalë për Gjyljeta Ukellën, gruaja e cila po dyshohet të jetë vrarë dje nga bashkëshorti i saj. Por, pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se gruaja, e cila dëgjohet në telefonatë dhe viktima tashmë e ndjerë, nuk janë i njëjti person. (këtu)

Një llogari në TikTok me emrin “kadrikingkrasniqi” ka publikuar (15 prill) një imazh ku shfaqet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Fotografia është marrë nga portali “indeksonline.net” dhe mban mbishkrimin që pretendon se ish-presidenti Thaçi ndodhet në Kosovë. Por, pas verifikimit të fakteve, është gjetur se lajmi për ardhjen e Thaçit në Kosovë është i vjetër, ndërsa nuk ka konfirmim zyrtar se ky i fundit ndodhej në Kosovë në momentin e publikimit të imazhit nga llogaria në fjalë. (këtu)

Gabim

Portali informativ “Klankosova.tv” ka publikuar një artikull dje (17 prill) me pretendimin se Serbia i ndaloi edhe qytetarët serbë që janë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjatë ndalimit të autobusëve me udhëtarë kosovarë në kufijtë e Serbisë me Kroacinë dhe Hungarinë të mërkurën. Artikulli bazohet në një deklaratë të gazetarit nga Presheva, Agon Islami, i cili foli për emisionin “Info Magazine”, lidhur me ngjarjen. Pretendimi se në mesin e të ndaluarve kosovarë janë edhe qytetarët serbë që janë pjesë e FSK-së nuk qëndron, për faktin se në deklaratën e gazetarit preshevar thuhet se janë ndaluar qytetarët serbë, fëmijët e të cilëve kanë qenë pjesë e FSK-së. (këtu)

Portali informativ “Klan Kosova” ka publikuar sot (20 prill) një artikull me titull “Konjufca për gati 100 mijë herë më shumë para në banka se Kurti e Osmani”. Në këtë artikull ndonëse nuk tregohen të dhënat për kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, në përmbajtje të këtij artikulli tregohet për paratë e gatshme të Konjufcës në bankë kur thuhet se “, nga krerët e shtetit, Konjufca del që ka më shumti para në banka, plot 101 mijë e 815 euro.” Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se në titull është raportuar gabimisht për paratë e gatshme të Konjufcës në bankë krahasuar më Kurtin dhe Osmanin. (këtu)

Clickbait

Është publikuar një imazh në Facebook me mbishkrimin “Babai e bën për spital vajzën 16 vjeçare pasi e gjen në shtrat me të dashurin”. Ky postim u publikua nga faqen zyrtare në Facebook të portalit informativ “Kosova-sot.info”, të cilës i është bashkangjitur edhe një vegëz që të dërgon në ueb-faqen e këtij mediumi online. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se mbishkrimi i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. (këtu)

Share With Others

Leave a Reply