[email protected]

Titulli, në shpërputhje me përmbajtjen, pretendon rrejshëm se ushtria serbe ka hyrë në Kosovë

Shkroi: Etrit Rexhepi Është publikuar një video-material i një kronike televizive, ku shfaqet lajmi i titruar me titullin “USHTRIA SERBE HYN NE KOSOVE”. Kjo përmbajtje është publikuar dje (9 gusht) në TikTok nga llogaria me emrin “ntvtelevizion”, që është llogaria e televizionit “NTV Televizion”. A hyri ushtria serbe në Kosovë? Pas verifikimit, hibrid.info ka kuptuar […]

Mashtrime me kriptovaluta duke i keqpërdorur emrat e disa figurave publike në Kosovë

Përgatiti: Etrit Rexhepi “Shocking news! Have you heard about the tragic end of Albin Kurti” apo në shqip “Lajm tronditës! A keni dëgjuar për fundin tragjik të Albin Kurtit”. Këtë mbishkrim e mban një prej publikimeve të hasur në rrjetin social “Facebook”, ku shfaqet edhe fotografia e kryeministrit Kurti. Postime të ngjashme si kjo, janë […]

Pretendim i rremë se gjatë lyerjes së murit afër urës së Ibrit, u mbulua me ngjyrë flamuri i Serbisë

Shkroi: Fatbardh Dema U pretendua se dje (8 gusht) zyrtarët që po e lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër, kanë mbuluar me ngjyrë edhe flamujt e Serbisë, të cilët ishin të vizatuar në atë pjesë. Ky pretendim u ngrit nga mediumi online në gjuhën serbe “Kosovo-Online.com”. Çka gjeti hibrid.info lidhur me këtë pretendim? Pas […]

Publikohen përmbajtje të rreme e të manipuluara vizualisht duke përdorur imazhe të politikanëve dhe gazetarëve kosovarë

Shkroi: Fatbardh Dema Sot (8 gusht) në median sociale Facebook në formë të sponzorizuar (reklamë) janë publikuar disa postime me fotografi të gazetarëve e politikanëve kosovarë. Në këto postime shihen figura si gazetarët Valon Syla e Vehbi Kajtazi, si dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kryetari i subjektit politik Aleanca Kosova e Re (AKR), […]

Publikohet lajm i rremë dhe mashtrim për qëllime financiare duke keqpërdorur emrin e mediumit “Telegrafi.com” dhe gazetarit Vehbi Kajtazi

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet një përmbajtje e titulluar “Banka e Kosovës po padit Vehbi Kajtazi për ato që tha në televizionin live”. Në përmbajtje pretendohet për një intervistë të gazetarit Berat Buzhala me gazetarin tjetër, Vehbi Kajtazi, ku ky i fundit tregon për një mënyrë se si të pasuroheni, përmes paltformës, online “Nearest Edge”. Në […]

Nuk është hapur Ura e Ibrit dhe BE-ja nuk e përkrahë këtë iniciativë

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes titullit të një përmbajtjeje pretendohet se “Hapet Ura e Ibrit”, ndërsa në kopertinën e video-materialit gjendet mbishkrimi “BE NE KRAHE TE KOSOVES”. Pretendimi është hasur në video-materialin e publikuar me datë 7 gusht në kanalin e televizionit  NTV në Youtube. Cila është e vërteta? Hibrid.info ka gjetur se pretendimi që Ura […]

Pretendim i rremë se videoja tregon se si duket oksidi i grafenit që gjendet në vaksinat anti-Covid

Shkroi: Fatbardh Dema Përmes një video-materiali, pretendohet se pamjet paraqesin oksidin e grafenit se si duket në vaksinën kundër Covid-19. Kjo përmbajtje u publikua sot (7 gusht) në Facebook nga llogaria që mban emrin “Investiguesi Shkrimor”. Çka gjeti hibrid.info? Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se videoja është e vjetër, e […]

Opinioni i Surroit për rrëzimin e “Qeverisë Kurti 1” paraqitet si deklaratë e ardhur nga Richard Grenell

Shkroi: Etrit Rexhepi Publikohet përmbajtje ku pretendohet se Richard Grenell, ish-ambasadori amerikan në Gjermani ka shpalosur detaje se si u rrëzua “Qeveria Kurti 1” Ky pretendim është publikuar (1 gusht) me anë të një artikulli nga mediumi “botasot.info” dhe mban titullin ““Më erdhën në zyre e më thanë jemi gati për ndarjen e Kosovës, vetëm […]

Translate »