[email protected]

Vlera e Vedat Muriqit në tregun e transferimeve nuk është 40 milionë euro

Faqja në Facebook “Albania Team” ka publikuar një artikull të portalit të dyshimtë “Televizioni-24.com”, në përmbajtje të së cilit shkruan për performancën e mbrëmshme (4 janar) të sulmuesit kosovar të Mallorca-s, Vedat Muriqi, në ndeshjen kundër Pontevedra-s të vlefshme për Kupën e Mbretit. Faqja “Albania Team” në mbishkrimin e këtij artikulli të publikuar në Facebook […]

Balje dhe Avdiu e vlerësojnë pa fakte si “vrasje” vdekjen e gruas në Prishtinë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e subjektit politik “Bashkimi Social Demokrat”, Duda Balje, dje (4 janar) ka reaguar në lidhje me vdekjen e një gruaje në Prishtinë. Përmes llogarisë së saj zyrtare në Facebook, Balje e ka vlerësuar si “vrasje” rastin e djeshëm (4 janar), të ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. […]

Kurti nuk ka kërkuar shtimin e forcave gjermane të KFOR-it për t’i luftuar serbët

Media në gjuhën serbe “Informer” ka publikuar një artikull dje (4 janar) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje gjermanëve në luftë kundër serbëve, duke tentuar kështu të nxitë përsëri tensione. Artikulli mbanë titullin, “KURTI FTON GJERMANËT PËR LUFTË KUNDËR SERBËVE! ‘Kryeministri’ i shtetit të rremë po tenton sërish të […]

Satira për Rizvanollin publikohet si përmbajtje e mirëqenë

Faqja në Facebook “Kosovalajm.net” ka publikuar një fotografi sot (3 janar) në të cilën shihen ministrja e Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Artane Rizvanolli dhe mbishkrimi “Martohuni para se të bëhet ftoftë”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se kjo fotografi me mesazhin në të është krijuar nga faqja satirike BBK News. Faqja në […]

Titulli “flet për herë të parë e moshuara që u rrah nga infermieret”, i sajuar

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar të shtunën (31 dhjetor) një artikull, me titull të sajuar “Flet për herë të parë e moshuara që u rrah nga infermieret”. Përmes këtij titulli të sajuar, autorët e këtyre artikujve, pretendojnë se është prononcuar e moshuara e keqtrajtuar fizikisht muaj më parë nga infermiere […]

Lajmi i tetorit për ndarjen e 100 eurove për pensionistët, paraqitet si aktual

Portale të dyshimta me datë 1 janar kanë publikuar një artikull me titull “Lajmi Fundit/Qeveria prорzon nga 100 euro për këtë kategori..”. Në përmbajtje të këtij artikulli shkruan “Qeveria e Kosovës me në krye Albin Kurtin gjatë mbledhjes së sotme qeveritare propozuar qê të ndajnë nga 100 euro për pensionistët në kuadër të mbështetjes së […]

Fotografi e montuar që paraqet profilet e Kurtit e Vuçiqit

Në një fotografi me ndërhyrje të manipuluar, pretendohet të paraqiten presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, përkrah njëri-tjetrit Në atë fotografi shihet se si, përmes editimit të imazheve, janë vendosur portretet e këtyre dy figurave politike. Hibrid.info e ka hasur këtë fotografi në një koment të një lexuesi në postimin e […]

Titulli lë të kuptohet se janë larguar të gjitha barrikadat

Portalet informative “GazetaBlic.com” dhe “Kosova-sot.info” kanë publikuar sot (29 dhjetor) një artikull me titull “Largohen barrikadat, hiqet gatishmëria e shtuar luftarake në Serbi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje, këto portale kanë cituar mediumin online serb “Nova.rs”, i cili thotë se “meqenëse u […]