[email protected]

Ri-publikohet lajm i vjetër për ndërprerje të rrymës në veri të Mitrovicës

Portali “Jepize.com” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar dje (27 dhjetor) një postim me pretendimin se veriu i Mitrovicës mbetet pa rrymë. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky informacion i dhënë nga ky portal, është i vjetër. Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes medias sociale Facebook, […]

Petkoviq dhe disa media në gjuhën serbe pretendojnë pa fakte se FSK po përgatitet për sulm në veri të Kosovës

Mediumi në gjuhën serbe “Novosti” ka publikuar dje (26 dhjetor) një artikull me pretendimin se autoritetet e Prishtinës kanë vënë në gatishmëri 1500 pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe janë gati për të sulmuar veriun. Pretendimit për përgatitje ushtarake për të sulmuar veriun i është bashkangjitur edhe Shefi i Zyrës për Kosovën […]

Në imazh duket një autokolonë e FSK-së që kalon nëpër Graçanicë

Një llogari në rrjetin social rus “VK.COM” që emërtohet si “Portofoli i Shtabit të Përgjithshëm” ka publikuar dy fotografi në të cilat shihen autokolonë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), duke bartur automjetet ushtarake “BMC Vuran 1200mm”. Përmes këtyre dy fotografive, kjo llogari pretendon se “Në Kosovë dhe Metohi, ku jeton popullata serbe e […]

Nuk qëndron pretendimi se Njësia Speciale Operative ka kërcënuar serbët

Media në gjuhën serbe kanë publikuar më 25 dhjetor një artikull me pretendimin se ROSU kanë publikuar foto kërcënuese në rrjete sociale, e cila dëshmon se forcat speciale të Kosovës kanë sulmuar serbët. Artikulli me këtë pretendim mbanë titullin, ““MIRË SE VINI NË FERR”: ROSU ka publikuar foto kërcënuese në rrjetet sociale”.  Pretendimi bazohet në […]

Publikohet rrëfim i sajuar me fotografinë e aktores Salma Hayek

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me pretendimin se një grua 53 vjeçare që jeton në Gjermani, është në kërkim të një mashkulli shqiptar. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e përdorur në këtë artikull i përket aktores nga Holliwood, Salma Hayek. Këto […]

Rishikimi i javës: mashtrim me foton e takimit Biden-Zelenskyy, përmbajtje e pa verifikuar rreth protestës në Rudarë, dezinformata nga mediat në gjuhën serbe

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve me përmbajtje të pa verifikuar në ekosistemin keqinformues në Kosovë.  Përmbajtje të pa verifikuar kishte nga mediat në gjuhën serbe që ndërlidheshin me protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit. Po ashtu, kishim përmbajtje të pa verifikuar lidhur me pretendimin se futbollisti Jetmir Topalli është […]

Ri-publikohet artikulli me pretendimin e pasaktë se ushtari në fotografi është kroat

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newslink4.com” ka publikuar të shtunën (24 dhjetor) një artikull me titull Snajperisti kroat: Jam i gatshëm t’i ndihmoj Kosovës në çdo kohë!”. Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka gjet Facebook-profilin e personit në këtë fotografi që mbanë emrin Ermal Zymberi. Nga përmbajtja […]

Të shtëna mund të ketë patur në Zubin Potok, por nuk ka fakte që tregojnë se nga kush janë bërë

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (25 dhjetor) artikuj duke raportuar për disa të shtëna armësh, për të cilat, pretendojnë pa fakte se janë bërë nga njësitë speciale të Policisë së Kosovës, gjatë përpjekjeve për të larguar një barrikadë në një rrugë alternative në veri të Kosovës. Ky pretendim bazohet në një video […]

Publikohet artikull me pretendim të rremë se përmban sondazh

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “newslink4.com” ka publikuar dje (25 dhjetor) një artikull me titull “SONDAZH: Albin Kurti apo Hashim Thaçi kush eshte politikan me i mire.. Hyr dhe voto, deri ne mesnate do zgjedhet fituesi”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull mashtrues, […]