[email protected]

Kryeministri belg nuk ka deklaruar se “Albin Kurti është i jashtëzakonshëm” dhe se “ai meriton të jetë lider i Europës”

Llogaria në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar një video-material me mbi shkrimin që pretendon për një deklaratë të kryeministrit belg Alexander De Croo. Video-materiali përmban imazhin e shoqëruar me mbishkrimin që pretendon se kryeministri belg është deklaruar se: Albin Kurti është i jashtëzakonshëm, ai meriton të jetë lider i Europës. Por pas verifikimit të […]

Pretendim i rremë se Turqia i ka dërguar në Kosovë gjashtë dronë Bayraktar

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar dje (6 tetor) një postim duke pretenduar se “Turqia dërgon edhe 6 UCAV Bayraktar TB2 në Kosovë”. Megjithatë, pas verifikimit të fakteve bazuar në hulumtimin e kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur një njoftim të tillë të publikuar në asnjë medium kredibil. Përveç kësaj, […]

Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Greqi

Mediumi online në gjuhën shqipe “gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (5 tetor) një artikull me titull, “TRONDITËSE/ Babai tenton të përdhunojë të birin 9-vjeçar, si e zbuloi nëna ngjarjen”. Hibrid.info ka verifikuar dhe ka gjetur se titulli i këtij artikulli nuk sqaron shtetin se ku ka ndodhur ngjarja, andaj edhe titulli si i tillë konsiderohet përgjithësues. […]

Andi Zeqiri nuk ka thënë se “flas pak edhe serbisht”

Artikulli u korrigjua vetëm nga mediumi sportal.blic.rs pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Medium serb “telegraf.rs” ka publikuar dje (4 tetor) një artikull në të cilin pretendohet se futbollisti Andi Zeqiri, është deklaruar se e flet pak serbishten. Mediumi serb ka pretenduar se futbollisti i kombëtares zvicerane me origjinë nga Kosova, i […]