[email protected]

Pochettino nuk ka deklaruar se nuk e njeh Federatën Shqiptare të Futbollit

Portali informativ me emrin “info-albania.com” ka publikuar një artikull me titull “’Kush është Federata Shqiptare?’, Poçetino kur e pyesin për Brojën: Njoh vetëm Silvinjon dhe Zabaletën” Titulli i shkruar në këtë mënyrë lë të nënkuptojë se Mauricio Pochetino, trajneri i Chelsea-s, skuadrës angleze të futbollit, është deklaruar se nuk ka njohuri rreth Federatës Shqiptare të […]

Raportohet gabimisht për vlerën e shitjes së fanellës të Nedim Bajramit

Portali informativ “GazetaOlle.com” ka publikuar dje (18 shtator) artikullin me titull “1 mijë e 844 euro për fanellën e autorit të eurogolit, Nedim Bajramit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi fanella e futbollistit të Kombëtares së Shqipërisë, në një ankand të […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (18 shtator) një artikull me titull “Shokuese: Babë e bijë vranë fëmijët që kishin së bashku nga marrëdhënia e tyre intime”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja kuptohet vetëm në përmbajtjen e […]

Grafitet që shfaqin Zelenskyy-n si kanibal nuk ekzistojnë dhe pamjet nuk paraqesin ndërtesën në Berlin, por në Varshavë

Në median sociale “Telegram” nga llogaria në gjuhën serbe “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore), u publikuan dy fotografi që shfaqin të pikturuar në formë grafiti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, duke ngrënë pjesë të trupit të ushtarëve. Pas verifikimit të fakteve nga platforma “LeadStories.com” është vërtetuar se këto grafitë nuk […]

Titulli nuk e qartëson se për kryetarin e komunës së cilit shtet bëhet fjalë

Portali informativ “sot.com.al” ka publikuar me datë 16 shtator artikullin me titull “Çfarë po ndodh? 21 persona akuzohen për kontrabandë me kokainë, mes tyre kryetari komunës dhe zyrtarë të policisë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk sqaron se për kryetarin e cilës komunë bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm […]

Video-materiali i vitit 2022 paraqitet si i realizuar gjatë përmbytjeve në Libi

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar me datë 14 shtator një video-material me mbishkrimin “Një burrë që priste të shpëtohej në mes të një përmbytjeje në Libi u lut nën rrënojat e një shtëpie”. Pas hulumtimit përmes platformës online për verifikim faktesh “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se videoja nuk paraqet pamje të përmbytjeve të […]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar sot (14 shtator) artikullin me titull “Aksident i rëndë! Gruaja shtatzënë humb jetën, përfundon poshtë autobusit (VIDEO)”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një aksident i frikshëm ka […]

Titulli përgjithësues nuk e tregon vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (13 shtator) një artikull me titull “Humbin jetën 6 punëtorë pasi shkëputet vinçi”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se në titull nuk tregohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja. Vendndodhja kuptohet në përmbajtjen e artikullit, që sqaron se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur […]

Pretendimi se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me FFK-në, i pa verifikuar

Faqja në Facebook “Futbolli Kosovar” ka publikuar dje (13 shtator) një postim me pretendimin se trajneri turk Fatih Terim është në bisedime me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për mundësinë e marrjes së detyrës të selektorit te Kosovës. Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online dhe mediave sociale, nuk ka arritur të gjejë […]