[email protected]

Në titull nuk përshkruhet vendndodhja e ngjarjes

Artikulli me titull “Gjendet në park trupi i copëtuar i një gruaje” është publikuar nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan vendndodhjen e ngjarjes, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një rast i rëndë ka ndodhur në Paris, […]

Personi në video nuk është Michael Jackson, por artisti Dave Dave

Llogaria në “TikTok” me emrin “bejevete” ka publikuar dje (13 shkurt) një video-material me anë të së cilit pretendon se ish-këngëtari Michal Jackson është gjallë dhe se tani njihet me emrin “Dave Dave”. Në këtë video-material, autori pretendon se “Dave Dave”, i cili shihet me lëkurën e dëmtuar (djegur) të fytyrës, është Michael Jackson, ky […]

Pretendohet rrejshëm se Tahirsylaj ka paralajmëruar mot të ftohtë me temperatura -20 gradë celsius

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fb.cnews5.com” ka publikuar dje (13 shkurt) artikullin me titull “LAJMI I FUNDIT:Tahir Sylaj jep lajmin e madh, bëhuni gati se do mbahet mend ky dimer”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar më 4 janar. Gjithashtu, portali […]

Rishikimi i javës: lajme të rreme dhe përmbajtje të pa verifikuar lidhur me tërmetin në Turqi, artikuj mashtrues për dhënie kredish dhe shitje të banesave

Ekosistemi keqinformues medial në javën që shkoi u dominua nga artikuj të kategorizuar si “lajm i rremë”. Lajmet e rreme kryesisht kishin të bënin me tërmetin e 6 shkurtit në Turqi ku shpërndanë lajme të rreme lidhur me shembjen e ndërtesave që nuk kishin të bënin me tërmetin. Përmbajtjet e pa verifikuara kishin të bënin […]

Fotografia nuk paraqet karvanin e ndihmave nga Libani drejt Sirisë

Mediumi “Zëri.info” në faqen e tyre ne Facebook kanë postuar fotografi, me pretendimin se në fotografi paraqitet karvani me ndihma nga Libani drejt Sirisë. Në imazhin e fotografisë shihet një kolonë automjetesh në rrugë në një hapësirë të mbuluar me borë. Pas hulumtimit të hibrid.info përmes makinave digjitale të kërkimit, është gjetur se kjo fotografi […]

Ri-publikohet artikulli i janarit me pretendimin të paraqitet si aktual

Faqja në Facebook e quajtur “33shi.com” ka publikuar sot (13 shkurt) një artikull me titull “Vjen një lajm i mirë për tërheqjen e trustit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër. Pas hulimtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtje gjendet […]

Faqja me pronësi të dyshimtë publikon shpallje të rreme për ofrim të kredive

Një faqe në Facebook me emrin “Kredi personale” publikon postime me duke pretenduar rrejshëm t’i paraqesin si oferta për kredi-marrje. Postimet në këtë faqe kanë përmbajtjen e publikimeve për oferta kredish që mund të merren online në verë deri në “300 mijë euro për vetëm 45 minuta”. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur […]

Fotografi e vjetër: Kuçi kishte nisur punën në mbrojtje të Kadri Veselit, e jo të të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së

Disa faqe në Facebook kanë publikuar me 6 dhe 7 shkurt një fotografi të ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi, të cilës i kanë vënë përshkrimin “Prof.Hajredin Kuçi fillon punën në mbrojtje të ish-ushtarëve të UÇK-së!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, kuptohet se ky imazh është i vjetër, i publikuar në shkurt të […]

Pretendohet rrejshëm se Kosova është goditur nga tërmeti 4.7 shkallë

Llogaria në “TikTok” me emrin “veqhajt.p” ka publikuar me datë 7 shkurt një video-material të shkurtër (6 sekonda) me pretendimin se “në Kosovë ndodhi tërmet prej 4.7 ballësh në ora 13:12”. Megjithatë, edhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe platformave digjitale që regjistrojnë tërmetet e ndodhura nëpër botë, hibrid.info nuk ka […]

Translate »