[email protected]

Pretendimi i “Alo.rs” për një koordinim ndërmjet Kurtit dhe Izetbegoviqit për luftimin e Serbisë, i pabazë

Sot (12 gusht) mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull në përmbajtjen e së cilit pretendohet se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe lideri i Boshnjakëve të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Bekir Izetbegoviq “duan luftë kundër Serbisë”. Ky pretendim i këtij mediumi serb është ndërtuar nga keqinterpretimi i deklaratave të kryeministrit Kurti dhe […]

Fotografia nuk i përket ngjarjes së arratisjes së rusëve nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë

Portali “Veriu.info” në faqen zyrtare në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihen kolona me vetura, e cila pretendon se është e një dite pas shpërthimeve në bazën ajrore të forcave ruse dhe që rusët po vazhdojnë të arratisen nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë. Pas hulumtimit përmes programit te automatizuar online “InVID” […]

Pretendime konspiracioniste nga Vuçiq “për likuidimin e serbëve”

Sot (11 gusht) është publikuar një artikull nga agjencia e lajmeve më bazë në Beograd “Tanjug.rs” me titull “Vuçiq: Prishtina dëshiron të sulmojë veriun e Kosovës dhe Metohisë, duke përgatitur likuidimin e serbëve”. Artikulli i publikuar në “Tanjug.rs” bazohet në prononcimet e bëra nga Presidenti Serb, Vuçiq i cili pretendon se “Pishtina dëshiron të sulmojë […]

Interpretimi në titull, i manipuluar

Mediumi serb “Blic.rs” sot (11 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Kurti tund armët dhe bën thirrje për luftë”: Petkoviq: Fushata e sinkronizuar kundër serbëve në punë”. Artikulli mbështetet në një postim të drejtorin e zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili interpreton deklaratat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si parapërgatitje […]

Njoftimi për “prezencën e ushtrisë seгbe në kufi me Kosovën”, është i vjetër

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot” dje (10 gusht) ka publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Shtohet prezenca e xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën duke e…”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër […]

Nuk ka paralajmërim për rritje të çmimit të rrymës

Portali informativ në gjuhën shqipe “demokracia.com” sot (10 gusht) ka publikuar njoftimin për pagesën prej 40 milionë euro për ndërmarrjen KOSTT me titull “Paralajmërohet sërish shtrenjtimi i rrymës, Qeveria Kurti i paguan 40 milionë euro për rrymën e serbëve në veri”. Në titullin e këtij artikulli pretendon për një paralajmërim për rritje të çmimit të […]

Dyfishimi i numrit të mërgimtarëve është konstatuar vetëm nga të dhënat e Aeroportit të Prishtinës

Portali informativ në gjuhën shqipe që operon në Zvicër “albinfo.ch” dhe portali “vushtrriaonline.net” kanë publikuar një artikull me titull që pretendon se këtë vit në Kosovë kanë ardhur dyfish më shumë mërgimtarë se sa vitin e kaluar. Gjatë verifikimit të fakteve në këtë artikull, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi në […]

Titulli nuk korrespondon me përmbajtjen

Në artikullin e publikuar sot (10 gusht) në portalin informativ në gjuhë serbe “Srbijadanas.com” në titull hedhet pretendimi se shqiptarët po përgatiten për sulm, më një pikëpyetje në fund. Artikulli është i bazuar në një postim në Facebook të ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj. Artikulli i publikuar në “Srbijadanas.com” mbanë titullin “Shqiptarët Përgatiten […]

Pretendimi se shërbimet perëndimore mund të përdorin islamistët radikalë për të sulmuar serbët në Kosovë, tërësisht i pabazuar

Mediumi me përmbajtjen në gjuhën serbe “Kosovo-online.com” dje (8 gusht) ka publikuar artikull me pretendimin se, siç thuhet, “shërbimet perëndimore, pritet të përdorin islamikët radikalë për të sulmuar popullin serb në Kosovë”. Artikulli është i bazuar në një deklaratë të ish-oficerit të shërbimit sekret i ushtrisë Jugosllave (Kos), Ljuban Karan, të bërë gjatë një interviste […]

Translate »