[email protected]

Titull tërësisht i trilluar dhe keqinformues

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”, ka publikuar artikullin me titull “Komandanti i KFOR i reagon Beogradit: SHBA e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës dhe e njeh Mandatin e tyre”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili përmban titull të sajuar që nuk i përgjigjet përmbajtjes. Gjithashtu lajmi është i […]

Pretendimi se Mali i Zi do t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, i paargumentuar

Portali online i Radio Televizionit të Kosovës “Rtklive.com”, dje (23 maj) ka publikuar një artikull me titull “Mali i Zi i bashkohet ‘Ballkanit të Hapur’?”. Në përmbajtje të artikullit nuk argumentohet pretendimi i bërë në titull. Autori bazohet në deklaratën e shefit të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla i cili, në […]

Pretendimi se Kurti do të takohet me Kamala Harris, i pa verifikuar dhe i rremë

Mediumi online me përmbajtje në gjuhën shqipe “kosovapost.net”, më 13 maj, ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendonte se, gjatë vizitës së tij në SHBA, kryeministri Albin Kurti do të takohet edhe me zëvendës-presidenten, Kamala Harris. Këtë pretendim, ky medium e kishte bazuar në, siç shkruan në artikull, burime brenda Shtëpisë së Bardhë në […]

Lajm i vjetër me titull të sajuar

Portali i dyshimtë “gazetaz.com” ka publikuar një artikull me titull “Krye-Gjenerali Amerikan dridh Serbinë dhe Rusinë!: Këmba e Ushtrisë Ruse kurr nuk do të shkel në Kosovë!”. Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë, i cili gjithashtu nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet […]

Mediumi serb “Vesti-online.com” keqinterpreton deklaratën e Halitit

Medium në gjuhën serbe nga Serbia “vesti-online.com”, ka publikuar një artikull duke pretenduar se deputeti i Kuvendit, nga radhët Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka shprehur dëshirën për ndryshim kufijsh në Ballkan. Në titullin e këtij artikulli, të publikuar sot (20 maj), shkruan – “Haliti: Do të ishte mirë që Kosova të bashkohet […]