[email protected]

Titulli nuk qartëson se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë

Portali informativ “Demokracia.com” ka publikuar dje (16 maj) një artikull me titull “Skandaloze, arrestohet futbollisti i kombëtares për ryshfet!”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në këtë përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk tregon se për futbollistin e cilës kombëtare bëhet fjalë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet […]

Vuçeviq pretendon pa fakte se Kurti po planifikon t’i marrë me forcë katër komunat veriore

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, me 14 maj në emisionin “Novo Jutro” (Mëngjesi i ri) ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përgatit aksione për t’i marrë fizikisht katër komunat veriore. Ai ka pretenduar pa fakte se Kurti ka një plan që më 28 maj t’i marrë fizikisht ato komuna, t’i rrëzojë […]

Raportohet gabimisht se Kosova paguan çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Evropë

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje një artikull me titull “’Askund në Evropë çmimi i energjisë elektrike nuk është kaq i lartë sa në Kosovë’”. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një intervistë e shkurtër e realizuar nga ky portal me ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliut, i cili ka folur rreth çmimit të energjisë elektrike […]

Rishikimi i javës: pretendime të paqena për Nënën Terezë, fotografi e montuar e Kurtit me Koshtunicën, dezinformatë nga LVV

Artikujt dezinformues dhe lajmet e rreme kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi në Kosovë. Lajmet e rreme kishin të bënin me pretendime të paqena për Nënën Terezë, për diskualifikimin e Serbisë në Eurovision dhe për shfaqjen e një pandemie të re. Dezinformatat kishin të bënin me fotografi të montuar më pretendimin se Kurti […]

Pretendim i pasaktë nga LVV-ja se “4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët”

Lëvizja Vetëvendosje në faqen zyrtare të saj në Facebook, dje (12 maj) ka publikuar një njoftim me anë të së cilës ka pretenduar se “4.2 miliardë euro përfiton Kosova nga programi i BE-së ‘Tregu i Përbashkët’”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk […]