[email protected]

Policia e Kosovës mohon pretendimet e Zyrës për Kosovën për arsyen e prezencës së saj në veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok

Mediat në gjuhën serbe kanë publikuar dje (6 dhjetor) një artikull lidhur me deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq i cili pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dërguar policinë me pushkët e gjata në objektet e komunës së Zubin Potokut në veri të Kosovës “për të […]

Pretendime manipuluese nga mediumi serb lidhur me fanellën e Ardon Jasharit e veshur nga Granit Xhaka

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull sot (6 dhjetor) me pretendimin se Xhaka ka veshur fanellën me numër 26 dhe mbishkrimin Jashari për të kremtuar përvjetorin e masakrës ndaj serbëve. Kjo gazetë hedh pretendimin se numri 26 në fanellën Ardon Jashari, e veshur nga Xhaka pas përfundimit të ndeshjes, simbolizon daljen publike […]

Mediumi serb dezinformon rreth jetës private të Shaqirit

Artikulli nga mediumi sportal.blic.rs u korrigjua pas trajtimit nga hibrid.info (shih artikullin e korrigjuar këtu) Portali informativ sportive në gjuhën serbe “sportal.blic.rs” ka publikuar dje (4 dhjetor) një artikull me pretendimin se futbollisti i kombëtares së Zvicrës në futboll me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri, është në një lidhje me këngëtaren Durata Ahmetaj e cila, […]

Rishikimi i javës: Përmbajtje të pa verifikuar për çmimin e bukës, lajme të rreme për lagje milionëshe në pronë të politikanëve, dezinformata ndërlidhur me Xhakën dhe Shaqirin, teori konspirative nga Zyra për Kosovën

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve “clickbait” në ekosistemin keqinformues në Kosovë. Clickbait artikujt u ndërldihën me deklarata dhe lajme të vjetra të ri-publikuara si aktuale, si dhe artikuj me zhvillime që nuk kishin ndodhur në Kosovë. Përmbajtje të pa verifikuar që rodhën nga deklaratat e Zyrës për Kosovën ndërlidhur me […]

Nuk argumentohet paralajmërimi për rënien e çmimit të bukës

Portali informativ “FrontOnline.net” ka publikuar sot (2 dhjetor) një artikull me titull “Mullistët paralajmërojnë rënie të çmimit të bukës në Kosovë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet deklarata e kryetarit të Shoqatës së Mullisëve, Bashkim Zejnullahu, i cili për “FrontOnline.net”, është shprehur […]

Publikohet lajm i vjetër me pretendimin të paraqitet si aktual

Faqja në Facebook me emrin “Pamfleti.com” ka publikuar dje (30 nëntor) një artikull me titull “‘Trazira’ brenda PDK-së!/ Pas dorëheqjes së Ramë Bujës paralajmërohen edhe disa largime të reja!”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i vjetër, të cilin kjo faqe është munduar ta paraqesë si aktual. Artikulli i postuar […]

Translate »