[email protected]

Është suspenduar e jo shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë në stacionin e veriut të Mitrovicës

Disa media në Kosovë dhe Shqipëri kanë publikuar dje (3 nëntor) artikuj lidhur me suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq. Në këto raportime, këto media në titujt e vendosur e kanë paraqitur këtë vendim të Policisë së Kosovës si shkarkim të Gjuriqit. Policia e Kosovës përmes një njoftimit në […]

Disa media spanjolle shpërndajnë pretendimin e rremë se e moshuara e dhunuar fizikisht ishte serbe

Pretendimi i mediave serbe se e moshuara ishte serbe shpërndahet edhe nga mediat spanjolle. Dezinformata lidhur me identitetin etnik të gruas së moshuar e dhunuar fizikisht në shtëpinë e pleqve ka zënë hapësirë edhe në disa media spanjolle. Mediumet spanjolle “Telecinco.es”, “Marca.com”, dje (3 nëntor) kanë publikuar artikuj me pretendimin se e moshuara e dhunuar […]

Halil Kastrati nuk e ka strehuar në shtëpinë e pleqve “Jetimat e Ballkanit” të moshuarën që u sulmua fizikisht

Disa faqe në Facebook kanë publikuar një fotografi në të cilën shihet drejtuesi i shoqatës bamirëse, Halil Kastrati së bashku me një të moshuar. Në përshkrimin e kësaj fotografie, këto faqe në Facebook kanë pretenduar se gruaja që shihet në këtë imazh është e moshuara që u sulmua fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e […]

Në video paraqitet dëshmori Fitush Kukaj dhe jo i biri i të moshuarës së sulmuar fizikisht, Taulant Nura

Disa faqe në Facebook kanë shpërndarë një video të një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), me pretendimin se ai është djali i të moshuarës që u sulmua fizikisht nga një infermiere në shtëpinë e të moshuarve në Pejë “Orenda”, i cili ra dëshmor në luftën e fundit në Kosovë. Këto faqe kanë pretenduar […]

Të moshuarën e dhunuar fizikisht, Alo.rs dhe disa faqe e kanale në gjuhën serbe, pretendojnë ta paraqesin si të komunitetit serb

Video që shfaqi skena dhune ndaj një të moshuare nga infermieret e një azili për të moshuar në Pejë, është keqinterpretuar nga disa media në gjuhën serbe. Mediumi online në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull, përmes së cilit pretendon se e moshuara e dhunuar që paraqitet në video-materialin e publikuar e shpërndarë gjatë […]

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë nuk e bazon pretendimin për mbishkrimin UÇK si kërcënim për dëbim të serbëve

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (1 nëntor)  artikuj në lidhje me mbishkrimin UÇK në murin e shtëpisë së një familjes serbe në fshatin Suhodoll të Lipjanit.  Artikulli është i bazuar në një reagim të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e cila rastin e interpreton si frymëzim nga “lëvizjet e njëanshme […]

RTS publikon artikuj me pretendime të pabazuara të Vuçiqit, Bërnabiqit dhe Vuçeviqit për prezencën e “dronëve nga Kosova” pranë ushtrisë serbe

Radio Televizionin e Serbisë (RTS) ka publikuar një artikull me pretendim se fluturake pa pilotë (dronë), kanë fluturuar pranë kazermave të ushtrisë serbe, të vendosura në disa pika pranë kufirit me Kosovën. Këtë pretendim, televizioni shtetëror serb e bazon në burime jo-zyrtare, por edhe në deklaratat e nivelit të lartë politikë në Serbi. Zyrtarë të […]

Translate »