[email protected]

Rishikimi i javës:  clickbait artikuj për liberalizim të vizave, përmbajtje të pa verifikuar për lëvizjen e helikopterëve dhe grisjen e flamurit serb

Në javën që shkoi ekosistemi keqinfomues në Kosovë u dominua nga artikujt clickbait dhe përmbajtje të pa verifikuar. Clickbait artikuj për liberalizim të vizave, për deklaratën Vuk Jeremiq për Kosovën anëtarë të OKB-së, për kthimin e Muriqit në Lazio. Përmbajtje të pa verifikuar për lëvizjen e helikopterëve në zonën e Gazimestanit, për grisjen e flamurit […]

Titulli dhe fotografia krijojnë përshtypje të gabuar se lajmi vjen nga Kosova

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (23 tetor) një artikull në faqen zyrtare në Facebook, me mbishkrimin “Pas grevës mësuesit do të paguhen edhe me pula!”. Këtij postimi i është bashkangjitur fotografia me tekstin “Mësuesit do të paguhen me pula”, ndërsa në të janë vënë edhe ditarë të shkollës në të cilët shkruan shqip “Ditari […]

Nuk paraqiten fakte që dëshmojnë arsyen e vendosjes së kamerave në Ranillug e Partesh

E përditshmja serbe ka publikuar sot (22 tetor) në versionin online “Informer.rs” një artikull me pretendimin për spiunimin e serbëve me qëllim të frikësimit të tyre. Artikulli mbanë titullin “Shqiptarët spiunojnë serbët në jug të KiM: Vazhdim i frikësimit apo diçka po përgatitet”. Artikulli është i bazuar në një lajm për kamera vëzhguese të vendosura […]

Nuk dihet nëse në çantën në foto është “siguresa” e arsenalit nuklear rus

Disa portale informative kanë publikuar sot (21 tetor) një artikull me titull “Putin del në terren, me vete edhe çantën bërthamore”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull duke vërtetuar se titulli i vënë është jo saktë. Këto portale kanë pretenduar se çanta që shihet në fotografi, duke e mbajtur një person afër […]

Titulli nuk qartëson se në cilin shtet ka pasur inflacion të nivelit më të lartë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Inflacioni në nivelin më të lartë që nga pavarësia”. Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit. Kjo bëhet e qartë vetëm në përmbajtje. Pra, në përmbajtje […]

Lazio nuk ka kërkuar rikthimin e Muriqit

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (20 tetor) një artikull me titull “Lazio kërkon rikthimin e Vedat Muriqit”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është i saktë, pasi në përmbajtje thuhet se rikthimin e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi, e kanë kërkuar disa tifozë të skuadrës […]

Në artikull nuk paraqitet ndonjë afat zyrtar për liberalizim të vizave

Portalet informative “Kosova-sot.info” dhe “Insajderi.org” kanë publikuar dje (19 tetor) artikujt me tituj “Ja kur merret vendimi final për vizat” dhe “Në këtë muaj pritet të merret vendimi final për vizat”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se këta tituj janë jo adekuat, pasi që në përmbajtje të tyre nuk ka detaje që e […]

Krijohet pretendim tërësisht i pabazuar për përgatitje të Kosovës për sulm ushtarak ndaj Serbisë

Gazeta serbe “Informer.rs” ka publikuar sot (20 tetor) një artikull me pretendimin se Prishtina zyrtare po përgatitet për të sulmuar Serbinë. Artikulli I publikuar nga “Informer.rs” mbanë titullin “PRISHTINA PËRGATITET SERIOZISHT PËR LUFTË! Shqiptarët i kërkojnë NATO-s raketa për të sulmuar Serbinë”. Artikulli bazohet në një paralajmërim të ambasadorit rus në OKB, Vasiliy Nebenzja, sipas […]

Translate »