[email protected]

Ndalesa nuk parashihet vetëm për mbulesat Nikab e Burka dhe vendimi i autoriteteve zvicerane ende nuk është i plotfuqishëm

Mediumi online “Kosovapost.net” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “Zvicër, 1.000 dollarë gjobë për bartje të burkes”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje të artikullit bëhet e ditur se Qeveria zvicerane ka dërguar një projektligj në Parlament, duke […]

Fotografia e mësimdhënëses nuk është e realizuar në ndonjë shkollë të Kosovës

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakti.seedoof.com” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “VIDEO /E Turpshme: Shikoni si vishet kjo mësuese në një shkollë të Kosovës..!!”. Në këtë artikull shihet imazhi i një femre (mësimdhënëse) e veshur në një fustan të shkurtër, që nga ky portal pretendohet se bëhet fjalë […]

Artikull i vjetër me titull të sajuar

Artikulli me titull “LAJM I MIRË/ Anglia kërkon 2 milionë punëtorë, këto janë procedurat për aplikime”, është publikuar dje (12 tetor) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakti.seedoof.com”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen. Pas hulumtimit […]

Srbijadanas.com demantohet: Vizita e patriarkut serb në Kosovë u lejua

Portal informativ serb “Srbijadanas.com” ka publikuar dje (12 tetor) një artikull ku pretendohet se Albin Kurti do të tentojë të ndalojë kurorëzimin e Patriarkut Porfiri më 14 tetor në Patriarkanën e Pejës. Sipas këtij portali, skenari i Kurtit është që ta ndalojë hyrjen në Kosovë, të partriarkut Porfiri. Autori pretendon pa fakte se edhe nëse […]

Lajmi i vjetër për njohjen e patent shoferëve nga Gjermania paraqitet si aktual

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “seedoof.com” ka publikuar me 2 tetor një artikull me titull “Hyn në fuqi vendimi, nga sot Gjermania njeh patentat e Shqipërisë dhe të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në shkurt të këtij viti. […]

Parashikime konspiracioniste nga Alfred Cako për ngjarje të stuhishme që do të ndodhin

Konspiracionisti shqiptar, Alfred Cako në emisionin “Rrethi Katror” të transmetuar në “Top Channel” më 09 tetor, ka vazhduar me pretendime të pabazuara rreth disa parashikimeve për ngjarje jo të zakonshme që priten të ndodhin. Hibrid.info ka trajtuar njërën nga këto parashikime të Cakos për një “blackout” të internetit që, sipas tij, pritet të ndodhë në […]

Fotografi me personazhe të huaja pretendohet rrejshëm të paraqiten si gra shqiptare që kërkojnë lidhje dashurie

Një faqe në Facebook me emrin “Agjension Lidhjesh Martesore” e cila numëron mbi 12 mijë ndjekës, publikon fotografi të grave me pretendim se ato janë në kërkim të një lidhje dashurie. Në të gjitha këto postime, kjo faqe në mbishkrimet e këtyre fotografive të grave, pretendon se ato janë nga Shqipëria apo Kosova. Hibrid.info ka […]

Kuka nuk ka kritikuar Distria Krasniqin, siç kuptohet nga fotografia

Portali informativ “Paparaci.com” ka publikuar sot një artikull me titull “Kuka kritikon publikisht xhudisten e ekipit kombëtar: Duhet ndërruar qasjen urgjent”. Artikulli është ilustruar me fotografi në të cilën figurojnë Driton Kuka me duar të kthyer drejt Distria Krasniqit (këtu), që lë për të nënkuptuar se kritikat e trajnerit Kuka janë për këtë xhudiste. Në […]

Nuk pritet nënshkrimi i ndonjë marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjatë javës së ardhshme

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar sot (11 tetor) një artikull me titull “Vjen Iajmi nga BE, javën e ardhshme Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur”. Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli i artikullit është i sajuar, ndërsa lajmi është i vjetër, i […]

Translate »