[email protected]

Pretendimi se Selmanaj ka kërcënuar me protesta, duket të jetë i fabrikuar

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarcontent24.com” ka publikuar një artikull me titull “Driton Selmanaj: Do ta bej protesten me te madhe ne histori kunder Albin Kurtit, do ta shihni”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Nga hulumtimi i kryer […]

Pretendimi i bërë në titull nuk bazohet në fakte

Mediumi online “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull me titull “Ndodh edhe kjo: Albin Kurti kërcenon deputetët e VV-së për Trustin?”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk është adekuat, pasi në përmbajtje nuk ofrohen fakte që mbështesin këtë pretendim. Në përmbajtje gjendet një opinion i organizatorit të protestave për […]

Fotografi e edituar: Pretendohet rrejshëm të paraqitet një takim mes Biden e Kurtit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news388media.com”, ka publikuar një artikull me titull “Kryeministri Kurti ua bën ‘8 Me 2’ gjithë kritikëve, ‘kam qenë në Shtëpinë e Bardhë’, ndërsa ofron edhe argument”. Në fotografinë e këtij artikulli shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden. Mirëpo, pas […]

Nuk ka vendim për tërheqje të parave nga Trusti

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar një artikull me titull “Sapo erdhi njoftimi papritur për tërheqjen e parave nga trusti”. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes. Në përmbajtje gjendet një qëndrim politik i shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, […]

Narrativat e propagandës ruse që po shpërndahen në disa shtete në BE

Një analizë e rrjetit të kontrollit të fakteve EDMO. Organizatat që kontribuan në këtë analizë: PagellaPolitica/Facta, Delfi, Eesti Päevaleht, Proveri-AFP, Re:Baltica Dezinformimi i lidhur me Ukrainën përhapet në BE në shumë gjuhë të ndryshme, përfshirë rusishten. Në disa vende të BE-së ka komunitete të mëdha ruse ose një pjesë e madhe e popullsisë e kupton […]

Pretendohet rrejshëm se Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Serbi

Janë publikuar artikuj me lajme kundërthënëse në mediat në gjuhën shqipe, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në vendvotimin numër 6 në Tërnoc të Bujanocit. Disa media kanë publikuar lajme se Shaip Kamberi, kandidat nga subjekti “Koalicioni i Shqiptarëve” nga Lugina e Preshevës, ka arritur të merr rezultat që i siguron pozitën e deputetit në Parlamentin […]

Pretendohet gabim se edhe Vitia udhëhiqet nga LVV

Medium online me përmbajtje në shqip “Gazetablic.com”, ka publikuar një artikull me tiull “Qeveria shpërblen komunat që qeverisen nga VV, Kamenicën, Vitinë e Podujevën”. Megjithatë, në titull pretendohet gabimisht se 3 komunat e përmendura, Kamenica, Vitia dhe Podujeva, udhëhiqen nga kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Artikulli bazohet në një raport të Institutit GAP nga Kosova […]

Translate »