[email protected]

Titull gabim: Dënimi ndaj Drenorit nuk është 1.600 por 2.600 euro

Portalet “reporteri.net” dhe “rtklive.com” kanë publikuar artikullin me titull “Gjykata dënon Drenorin për shpifje ndaj Lladrovcit, 1600 euro gjobë dhe detyrohet ta fshijë postimin nga Facebook”. Nga kontrollit i fakteve rezulton se titulli i këtij artikulli është shkruar gabimisht. Në fakt, Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, ka marrë vendimin që të aprovojë kërkesëpadinë […]

Drecun pretendon pa fakte se Kurti po synon përçarjen e serbëve të Kosovës

Milovan Drecun ka pretenduar se Albin Kurti po synon t’i përçajë përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Drecun i cili udhëheqë me Komisionin për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, në prononcim për agjencinë e lajmeve “Sputnik” në versionin serbisht, ka pretenduar se fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, do të tentojë që t’i përfshijë […]

LDK nuk i ka bërë VV-së ofertë për koalicion

Portali “botasot.info” ka publikuar një artikull me titull “Vjen oferta nga LDK-ja për koalicion me VV-në: Lutfi Haziri president, Vjosa Osmani në këtë post”. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që titulli i artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në tekst është vetëm një propozim nga kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Adnan […]

Nuk u paralajmërua ashpërsim i masave

Portali “gazetablic.com” ka publikuar një artikull me titull “Qeveria pritet të marrë vendim të ri: Paralajmërohet ashpërsim i masave për shkak të rritjes së rasteve me Covid- 19”. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencion dhe nuk përputhet me deklaratën e bërë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj. Zemaj […]

Ish-gjenerali serb pretendon se UÇK është krijuar nga perëndimorët, pa u bazuar në fakte

Ish-gjenerali serb, Vladimir Lazareviq në një intervistë për portalin në gjuhën serbe, “Kosovo-online.com” ka pretenduar se ndërkombëtarët kanë krijuar UÇK-në, dhe se sipas tij, Gjykata Speciale nuk do të dënojë asnjë shqiptar për krime të rënda. Këto pretendime Lazareviq i ka bërë duke mos u bazuar në asnjë fakt, por vetëm sipas bindjeve të tija. […]

Petkoviq pretendon pa fakte se Rashiq e Trajkoviq po përdoren nga Kurti për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se dy politikanët serbë në Kosovë, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq po i ndihmojnë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe. Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “Kali i Trojës” i Albin Kurtit, i […]

Policia nuk ka ndërmarr aksion në Agjencinë Kadastrale të Kosovës

Disa portale përmes disa artikujve të publikuar sot, kanë aluduar se Njësia Speciale ka zhvilluar një aksion te Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKS). Pas këtyre raportimeve, ka ardhur edhe reagimi nga AKS, përmes së cilit kanë demantuar lajmin rreth aksionit të Njësisë Speciale në këtë institucion. Vegëzat e artikujve të publikuar në disa portale: https://indeksonline.net/njesia-speciale-aksion-me-mengjes-te-agjencia-kadastrale-e-kosoves-6/ […]

Rakiq kundërpërgjigjet me “spin” ndaj Kurtit, Trajkoviqit dhe Rashiqit

Agjencia shtetërore serbe e lajmeve “Tanjug” ka publikuar dje (23 shkurt) një artikull me titull “Rakiq: Presioni do të vazhdojë, sulmi u organizua nga Kurti”. Në këtë lajm është publikuar pretendimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili ka akuzuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe aktivisten politikë serbë të Kosovës, Rada […]

Kandidatura apo pretendime për kryetar të LDK-së?

Disa media online kanë publikuar një artikull me titull “Melihate Tërmkolli kandidate për kryetare të LDK-së”. Titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtje, për arsye se anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, nuk ka thënë qartë se është kandidate për kryetare. Në përmbajtje të artikullit është publikuar një prononcim i Tërmkollit […]

Translate »