[email protected]

“Pushtimi” i ishullit grek nga Turqia në GoogleMaps paraqitet si pushtim real

Agjencia e lajmeve “NOA” ka publikuar një artikull me titull në të cilin pretendohet se “Turqia ka marr një ishull të Greqisë”. Megjithatë, me të lexuar përmbajtjen e artikullit të publikuar në këtë medium në gjuhën shqipe, rezulton se titulli është tendencioz dhe nuk paraqet realisht lajmin. Titulli i këtij artikulli është vendosur për të […]

Artikull i pa bazë për dallimin mes gripit sezonal dhe COVID-19

Portali “IndeksOnline.net” ka publikuar një artikull me titull “Si ta dalloni gripin sezonal, nga simptomat e koronavirusit”. Në këtë artikull paraqiten simptoma të pretenduar rreth virusit korona dhe simptomave të gripit sezonal. Megjithatë, këtij teksti i mungon burimi i informacionit, si dhe faktet e paraqitura në këtë tekst nuk përputhen me të dhënat e institucioneve […]

Këshilla të pa verifikuara për ndikimin e birrës në përmirësimin e lëkurës së fytyrës

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Trendi i ri i bukurisë: Lani fytyrën me birrë për një lëkurë si të bebeve”. Në këtë artikull jepen disa këshilla estetike/mjekësore rreth ndikimit që ka trajtimi i lëkurës së fytyrës me birrë, mirëpo të cilave u mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është […]

Artikull me përmbajtje të pa verifikuar për vetitë e mira të mandarinës

Portalet si “Telegrafi.com” dhe “Arbresh.info” kanë publikuar një artikull me titull ”Pesë arsye të rëndësishme për të ngrënë më shumë mandarina”. Në këtë artikull paraqiten pesë arsye të mira për të ngrënë më shumë mandarina. Megjithatë, këtij shkrimi i mungon burimi i informacionit dhe referencat që do të mundë të argumentonin gjetjet e paraqitura në […]

SRNA shpërndau lajm të rremë se kishte votim unanim kundër njohjes së Kosovës nga Bosnja

Agjencia e Lajmeve e Republikës Serbe (SRNA) në Bosnje e Hercegovinë, publikoi një pretendim ku thuhet se “tre anëtarët e Presidencës së BeH votuan kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës”. Disa media gjithashtu raportuan se Presidenca “mori një vendim unanim për të mos njohur Kosovën”. Transkriptimi i sesionit të Presidencës së këtij shteti zbulon se […]

Facebook duket se gabon kur e quan postimin e Ramës si përmbajtje të rreme

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook lidhur me vendimin institucional të këtij shteti i cili parasheh që bartja e maskës të bëhet obliguese për qytetarët. Në këtë postim, kryeministri Rama ka bashkangjitur një album me fotografi që përshkruajnë gjendjen kritike me të cilën po ballafaqoheshin […]

Kujdes: Me valën e dytë të COVID-19, po shtohen edhe lajmet e rreme

Me “valën e re” të virusit Korona në Evropë, rajon por edhe në Kosovë, kanë filluar të shpeshtohen edhe lajmet që shpërndajnë keqinformim tek lexuesit – përdorues të rrjeteve sociale. Hibrid.info ka vërejtur një rritje të ueb-faqeve të dyshimta që pretendojnë të paraqiten si media në gjuhën shqipe, të cilat shpërndajnë postime në rrjetet sociale […]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

Portali “GazetaExpress.com” në rubrikën ‘Shneta’ ka publikuar një artikull me titull “Problemi shëndetësor tregon se mund të keni kur ju mbesin shenja pasi hiqni çorapet”. Në këtë artikull jepen disa këshilla shëndetësore që ndërlidhen me ndikimin e çorapeve në qarkullimin e gjakut te kyçet e këmbëve.   Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit […]

Translate »
1406