[email protected]

Deepfake i pranishëm edhe në përmbajtjet për rastin e vrasjes së gruas në Prishtinë

Rasti i vrasjes së Liridona Ademaj Murseli, gjatë mbrëmjes së 29 nëntorit në Prishtinë, është përcjellur me raportime të njëpasnjëshme nga mediat e vendit. (shiko këtu, këtu, këtu dhe këtu) Rasti bëri bujë për shkak të ndjeshmërisë dhe rrethanave të ngjarjes. Kjo bëri që të ketë empati të madhe nga audienca, e që u konvertua […]

Pretendohet rrejshëm se SHBA-të i kanë dhuruar Kosovës një helikopter

Llogaria në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar të mërkurën (6 dhjetor) një video-material që shfaq pamjet e një helikopteri. Këtij video-materiali i është vënë mbishkrimi “Sërish donacion nga Amerika”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Kosovës helikopter, është […]

Muaji tetor: Konflikti Izrael-Hamas ishte tema mbi të cilën u keqinformua më së shumti, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) institucioni, Vuçiq dhe Edi Rama figurat më të përfolura

Konflikti Izrael-Hamas, ka qenë tema kryesore mbi të cilën u keqinformua gjatë muajit shtator 2023. Si pasojë e zhvillimeve konfliktueze ndërmjet Izraelit dhe Hamasit të nisura më 7 tetor, në  mediat sociale u publikuan shumë përmbajtje të paverifikuara me pretendimin se paraqesin informacione rreth konfliktit. Rritja e publikime keqinformuese lidhur me këtë temë vjen si […]

Pamjet nuk paraqesin robotë, por aktorë në promovimin e filmit “The Creator”

Faqja në Facebook që mban emrin “IDEALISTI-al” ka publikuar me datë 6 dhjetor një video-material me mbishkrimin “Do marrin vendet e punës….”. Në këtë video-material shfaqen disa persona të veshur si robotë, e që faqja e lartcekur me anë të këtij pretendimi, ka lënë të kuptohet se ata janë robotë. Pas verifikimit të fakteve të […]

Imazhi nuk paraqet pamjet në Gaza, është realizuar në vitin 2017 në Irak

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “IDEALISTI-al” ka publikuar dje (6 dhjetor) një postim rreth situatës në Gaza, të cilin e ka pasqyruar me një imazh. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi i paraqitur në këtë postim nuk paraqet qytetin e shkatërruar të Gaza-s. Vegëza e artikullit […]

Pretendohet rrejshëm se Ukraina po rekruton persona të moshës 17 vjeçare në luftë kundër Rusisë

“Investiguesi Shkrimor”, një llogari me përmbajtje propaganduese në gjuhën shqipe në Facebook, ka publikuar sot (7 dhjetor) një imazh të disa personave të veshur me uniforma ushtarake, me pretendimin se ata janë 17 vjeçarë të cilët presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po i dërgon në luftë kundër Rusisë. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online […]

Vazhdohen të publikohen përmbajtje të rreme se Kosovës do t’i dhurohen pajisje ushtarake

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (5 dhjetor) një video-material, që shfaq një top luftarak. Mbishkrimi i vendosur video-materialit pretendon se kjo pajisje lufarake do t’i dhurohet Kosovës si donacion nga SHBA-të. Por hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi apo burime të sakta që konfirmojnë pretendimin. Vegëza e video-materialit të publikuar […]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përhapjen e sëmundjes së fruthit tek fëmijët në Rumani

Portali informativ në gjuhën shqipe që mban emrin “sot.com.al” ka publikuar sot (17 nëntor) një artikull me titull “Rritje alarmante e rasteve në të gjithë vendin, një tjetër sëmundje kërcënon fëmijët”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në cilin […]

Video-materiali i kthimit të Kadri Veselit nga Haga është i vitit 2019

Portali informativ “Ekonomiaonline.com” ka publikuar më 4 dhjetor në kanalin Youtube një video-material, ku shihet ish-kryetari i kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli. Në titullin e video-materialit shkruhet: “Veseli pas kthimit nga Haga: Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe popullit të Kosovës”. Pas verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar […]

Translate »