[email protected]

Lajmi i vitit 2021 lidhur me nevojën për punëtorë të huaj në Gjermani, publikohet si aktual

Portali i dyshimtë “gazetafikse.info” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Gjermania ka nevojë për puntorë edhe në këtë kohë, Ja çfarë ju duhet që të dini”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2021. Në përmbajtje të artikullit sqarohet se […]

Video-materiali që paraqet një rrugë të dëmtuar, nuk është realizuar në Tetovë

Llogaria në TikTok që mban emrin “bisha__666” ka publikuar sot (13 nëntor) një video-material që shfaq pamje të një rruge të dëmtuar. Mbishkrimi në video-material pretendon se pamjet tregojnë gjendjen e një rruge në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në vitin 2023. Duke u bazuar në komentet në video-material që e vënë dyshim vend-ndodhjen e […]

Tuneli i Hamasit i zbuluar në vitin 2014, paraqitet rrejshëm si vend-ngjarje e një shpërthimi aktual

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (12 nëntor) një imazh që paraqet pamje të një tuneli. Llogaria në fjalë pretendon se imazhi shfaq një tunel të rremë, ku ka ndodhur një shpërthim, pas së cilit kanë humbur jetën pesë persona dhe katër të tjerë të lënduar nga komandot izraelite, që kishin […]

Titulli e as imazhi nuk e bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Brazil

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (12 nëntor) një artikull me titull “Derisa po shkonte në spital për të lindur, e reja dhe foshnja humbin jetën në aksident”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, i cili nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo […]

Rishikimi i javës: Dezinformata dhe përmbajtje të gjeneruara me Inteligjencë Artificial për konfliktin Izrael-Hamas, lajm i rremë në TikTok lidhur me shëndetin e Thaçit, clickbait artikuj për raste tragjike

Clickbait artikujt dhe dezinformatat kanë qenë dy kategoritë kryesore që kanë dominuar ekosistemin keqinformues në Kosovë lidhur me ngjarje vendore dhe ndërkombëtare gjatë javës së kaluar. Dezinformatat kryesisht u publikuan në mediat sociale (Facebook), përfshirë fotografi dhe video-materiale ndërlidhur me konfliktin Izrael-Hamas, si dhe përmbajtje dezinformuese me pretendimin se Zvicra po kërkon punëtor në këto […]

Në titull nuk bëhet e ditur se Ardon Jashari ka refuzuar të luajë për kombëtaren U-21 të Zvicrës

Portali informativ “Indeksonline.net” me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Ardon Jashari refuzon të luajë për Zvicrën”. Hibrid.info ka verifikuar se në përmbajtje të artikullit sqarohet se futbollisti me origjinë shqiptare ka refuzuar t’i bashkohet kategorisë së grupmoshave nën moshën 21 vjeçare të kombëtares së Zvicrës në futboll. Në bazë të […]

Titulli lë vend për interpretim se ngjarja ka ndodhur brenda territorit të Kosovës

Disa portale informative kanë publikuar sot (10 nëntor) një artikull me titull  “Futbollistët e Izraelit ballafaqohen me sulm gjatë rrugës për Prishtinë”. Bazuar në komentet e postuara të lexuesve në Facebook ku edhe është ndarë artikulli, hibrid.info vlerëson se titulli i artikullit lë hapësirë për interpretime se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë. Vegëzat e […]

Fotografia që paraqet fëmijën mbi gërmadha, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

Një faqe në Facebook që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me datë 8 nëntor një imazh ku shihen një fëmijë mbi gërmadha të ndërtesave. Pas verifikimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një imazh real dhe i njëjti tregon shenja të Inteligjencës Artificiale. Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga […]

Pretendim i rremë mbi gjendjen shëndetësore të ish-presidenti Thaçi

Llogaria në TikTok me emrin “babajaga454” ka publikuar sot (10 nëntor) një video-material me imazhin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Imazhit i është bashkangjitur mbishkrimi që pretendon se Thaçi ka pësuar “sulm në kokë” sipas gazetës “The Times”. Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, nuk janë gjetur fakte që e provojnë pretendimin e […]

Në titull nuk bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Gjermani

Portali informativ “Kosova-sot.info”, ka publikuar dje (9 nëntor) një artikull me titull “Të shtëna në një shkollë, raportohet për një të plagosur”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, pra nuk sqaron se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm […]

Translate »