[email protected]

Eulex-i përgënjeshtron pretendimet e Vuçiqit dhe Petkoviqit se i është ndaluar të marrë pjesë në operacionet e Policisë së Kosovë

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar dje (28 shtator) një pretendim i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, sipas të cilit, “misionit të EULEX-it nuk i është lejuar të marrë pjesë në operacionet hetimore në qytetin e Banjskës, sepse Prishtina dëshiron të fshehë faktin se serbët janë vrarë […]

Titulli nuk sqaron se ulja e çmimit të ushqimeve për 10% vlen për Italinë

Portali informativ “Kosova sot” ka publikuar dje (28 shtator) artikullin me titull “Duke nisur nga 1 tetori ulen çmimet e ushqimeve me 10%”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është përgjithësues, pasi nuk sqaron se cili shtet ka marr një vendim të tillë. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen […]

Titulli nuk sqaron se ngjarja ka ndodhur në Bolivi

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (27 shtator) artikullin me titull “TRONDITËSE! Një vajzë 12-vjeçare përdhunohet nga 11 burra: E rrëmbyen të miturën dhe…”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk tregon vendndodhjen e ngjarjes. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një ngjarje e […]

Imazhi i vjetër ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës pranë flamurit të UÇK-së dhe atij kombëtar, paraqitet si aktual

Portali informativ “Mitropol.net” në faqen e tij zyrtare në Facebook “Mitropol Media” ka postuar dje (27 shtator) një fotografi me mbishkrimin “KRENARI: Forcat Speciale në veri të vendit në Shalë, pozojnë tek flamuri i UÇK-së”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia që paraqet disa pjesëtar të Policisë së Kosovës, […]

Daçiq pretendon rrejshëm se video e publikuar nga Sveçla ku shihet Radojçiq, nuk është e asaj dite

Në emisionin televiziv “Takovska 10” të titulluar “Banjska dhe pasojat” të transmetuar në televizionin publik serb “RTS” dje (26 shtator), ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka hedhur pretendimin se videoja ku shihet Milan Radojçiq brenda Manastirit në Banjskë, e cila është publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, “nuk ishte e […]

Ndërtesa e komunës së Sarajevës nuk u ndriçua me flamurin e Kosovës

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Redžepi ka postuar sot (27 shtator) një fotografi që paraqet ndërtesën e komunës në Sarajevë, e cila është e ndriçuar me flamurin e Kosovës. Pas verifikimit të fakteve përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë dhe se fotografia është e edituar. Vegëza e postimit […]

Në titull nuk bëhet e ditur se është opinion, por paraqitet si paralajmërim

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (27 shtator) një artikull me titull “Pas sulmit të parë terrorist serb në Policinë e Kosovës lufta nuk ka mbaruar, formacione të reja terroriste po përgatiten për ofensivën e re të përforcuar”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në […]

Narrativa dezinformuese e gazetave serbe: “Ngjarja ishte inskenuar, fajtori është Kurti, po sulmohen serbët për ta përshpejtuar spastrimin e tyre”

Në mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës (PK), u sulmua nga një grup prej rreth 30 personash të armatosur, ku mbeti i vrarë Rreshteri Afrim Bunjaku, një tjetër zyrtar policor u plagos dhe një u lëndua. Nga ana tjetër, tre sulmues serbë u vranë, dhe disa prej […]

Pamje të vjetra të arkivoleve pretendohet të paraqiten si varrime të sulmuesve serbë të vrarë në veri të Kosovës

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (25 shtator) një video-material në të cilën shihen pamje të disa arkivolëve. Me anë të këtij video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin varrimin e sulmuesve serbë të vrarë në veri nga Policia e Kosovës, gjatë aksionit të datës 24 shtator. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është […]

Fotografia nuk paraqet snajperin e Policisë së Kosovës, ajo është realizuar në një bazë ajrore në SHBA

Faqja “Gazeta Aktuale” në Facebook ka publikuar dje (25 shtator) një imazh në të cilën shihet një armë e tipit snajper. Me anë të kësaj fotografie është pretenduar se ky ka qenë snajperi i përdorur nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të ditës së diel në veri të vendit, duke shtuar se me anë të […]

Translate »