[email protected]

Pretendohet pa fakte se deputetja britanike Kearns udhëzohet nga MI6 për ta mbrojtur Kosovën

Janë publikuar pretendime se kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns merr urdhra nga shërbimi sekret britanik MI6. Hibrid.info ka gjetur këtë pretendim të publikuar në mediumin serb “Happy TV”, për të cilin ka dyshime për afërsi me partitë politike qeverisëse në Serbi (shih këtu, këtu dhe […]

Ri-publikohet pretendimi i rremë për luftë të mundshme në Kosovë

Llogaria në TikTok me emrin “kijameti2024” ka publikuar dje (3 gusht) një video-material me mbi shkrimin ku pretendohet për një luftë së shpejti në Kosovë. Llogaria në fjalë pretendimin nuk e ka të mbështetur në asnjë bazë dhe fakt. Megjithatë, hibrid.info ka hulumtuar edhe në burime tjera për të arritur tek dëshmitë që vërtetojnë pretendimin […]

Video nuk paraqet ministrin e financave në Niger duke qarë pas ultimatumit nga udhëheqësit e grusht shtetit

Faqja në Facebook “Investiguesi Shkrimor” ka publikuar me 2 gusht një video material me pretendimin se në pamje shfaqet ministri i Financave në Niger me lot në sy, me pretendimin se drejtuesit e grushtit të shtetit kanë dhënë atij ultimatum 48 orë që ai të sjell mallrat e vjedhura ose  përndryshe do të ekzekutohet. Kontrolluesit […]

Raportohet gabimisht se në audio-incizim u tha se mungojnë 9 mijë ton grurë nga rezervat shtetërore

Televizioni “Klan Kosova” ka publikuar dje (   2 gusht) në kanalin e saj në Youtube, një kronikë me titull “Afera e rezervave – MINT-i “zhduk” 9 mijë tonë grurë”. Kronika e televizionit në fjalë, ka të bëjë me audio-incizimin e publikuara nga mediumi “Nacionale”, ku dëgjohen teksa flasin zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe […]

Personi që shfaqet në video teksa ushtrohet dhunë ndaj tij, nuk është shqiptar

Një llogari në TikTok me emrin “ilmih67” ka publikuar një video-material me mbi shkrimin “Policia serbe malltretojnë shqiptarët”. Në video material shihet një person i veshur me rroba të policisë teksa ushtron dhunë fizike ndaj një personi tjetër me rroba civile. Hibrid.info ka verifikuar dhe vërtetuar se videoja tregon një oficer të policisë në Serbi, […]

Në titull mungon sqarimi se në cilin kryeqytet ka ndodhur ngjarja 

Portali informativ “Kosova Sot” ka publikuar dje (1 gusht) një artikull me titull “Grabitet argjendaria e njohur në kryeqytet”. Në përmbajtje të artikullit të këtij portali tregohet se për cilin kryeqytet bëhet fjalë. Hibrid.info ka verifikuar artikullin duke vërtetuar se mos saktësimi i kryeqytetit në titull, e bën atë përgjithësues. Vegëza e artikullit të publikuar […]

Translate »