[email protected]

Kërkohet ndihmë financiare për shërim duke përdorur fotografitë e fëmijëve rusë të paraqitur si shqiptarë

Një llogari me emrin “Rena Capo” ka postuar një shkrim në hapësirën e vet në Facebook, ku pretendohet se autori/ja e publikimit është nëna e një foshnje 5 muajshe të sëmurë, e cila ka nevojë për operim. Në të njëjtin shkrim që është publikuar edhe në grupin publik në Facebook me emër “DIASPORA KOMBËTARE E […]

Hoti nuk ka thënë se vendi lulëzonte në kohën e tij

Portali informativ “Kosova-sot.info” në faqen e tij zyrtare në Facebook ka publikuar një postim, duke pretenduar se deputeti i  Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, është shprehur se vendi lulëzonte kur ai ishte kryeministër i Kosovës. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, për këtë postim, portali i lartcekur i është referuar një […]

Pretendim i rremë se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia “Hisar A+”

Faqja në Facebook “Diaspora me Albinin” ka publikuar me datë 18 korrik një postim me pretendimin se qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje 60 milionë euro me qeverinë turke për furnizimin me gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Hisar A+”. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion të publikuar […]

Vazhdon të publikohet fotografia e montuar ku shfaqet Kurti me Koshtunicën

Llogaria në TikTok me emrin “SHALA’DRENICA🇽🇰🇦🇱🇮🇹🇸🇪” ka publikuar një video-material me imazhin ku paraqitet Albin Kurti, kryeministër i Kosovës bashkë me Vojislav Koshtunicën, ish-kryeministrin serb. Në mbishkrimin e fotografisë duke u bazuar edhe nga imazhi i shfaqur, pretendohet se kryeministri Kurti është agjent serb. Por që pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, […]

Pretendohet rrejshëm se FSK-ja do të furnizohet me gjashtë pajisje kundër-ajrore “Aselsan 35mm”

Disa faqe në Facebook kanë publikuar me datë 19 dhe 20 korrik një postim me pretendimin se Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) do t’u shtohen edhe gjashtë pajisje ushtarake kundër-ajrore “Aselsan 35mm”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në mediume kredibile dhe faqe zyrtare që […]

Rishikimi i javës: I paverifikuar informacioni se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia, teori konspirative pretendimi se Kurti po krijon parti në Serbi, dezinformatë se veteranët e UÇK-së po kërkojnë para për të vrarë serbë

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve clickbait në sferën e informacionit. Përmbajtjet clickbait kishin të bënin me ngjarje (vrasje) që nuk u bëhet e ditur vendndodhja në titull, si dhe përmbajtje rreth moshës së pensionimit dhe zgjedhje të parakohshme. Dezinformata kishte nga mediumi në gjuhën serbe me pretendim se veteranët e […]

Imazhi i shtëpisë nga reklama e kompanive të huaja pretendohet të paraqitet si e kryeministrit Kurti

Një portal i dyshimtë me emrin “viraln32.com” ka publikuar më 19 korrik një artikull me titull “Përhajr na qoftë / Ja shtëpia mi.lionshe e re e kryeministrit Albin Kurti”. Artikulli është i shoqëruar edhe me një fotografi në të cilën pretendohet se është shtëpia e kryeministrit Kurti. Por që hibrid.info ka vërtetuar se në përmbajtjen […]

Translate »