[email protected]

Pretendim i rremë për prezencën e dronëve në veri

Në median sociale “Telegram” është publikuar një postim që pretendon për prezencën e dronëve (së paku 5) mbrëmë (21 korrik) në veri të Kosovës që, siç thuhet, nuk janë të KFOR-it por të shqiptarëve. Kanali në Telegram në gjuhën serbe që mbanë emrin “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore) ka pretenduar […]

Nuk ka mbështetje faktike për pretendimin se Kurti dhe Pacolli po krijojnë parti në Serbi

Mediumi në gjuhën serbe “Alo.rs” ka publikuar një artikull (19 korrik) me pretendimin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (përfshirë edhe Behgjet Pacollin) është duke e krijuar një parti politike në Beograd. Siç pretendon gazeta duke u bazuar në informacione të veta, avokati Çedomir Stojkoviq dhe politikani Boban Bogdanoviq, së fundmi kanë vizituar Prishtinën me […]

Me fotografi të vitit 2021 pretendohet rrejshëm se Kosova po pajiset me helikopter

Llogari në TikTok me emrin “lagraqsaqi” ka publikuar dje (20 korrik) një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti afër një helikopteri ushtarak. Në mbishkrimin e kësaj fotografie pretendohet se për herë të parë Kosova po bëhet me helikopter. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të […]

Interpretim i paverifikuar i përqindjes së përmbajtjeve keqinformuese rreth veriut

Avni Zogiani, zëvendësministër i Mjedisit dhe Infrastrukturës, në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një interpretim të raportit vjetor të çrregullimit informativ në Kosovë të publikuar nga hibrid.info. Zogiani, duke u bazuar në disa raportime të gabuara të mediave se për veriun keqinformuan 58% e medieve në gjuhën shqipe, në statusin e tij bërë […]

Lajmi i vjetër për aksidentin e ministrit Faton Peci pretendohet të paraqitet si aktual

Një faqe në Facebook me emrin “Universal” ka publikuar më 19 korrik një fotografi me mbishkrimin ku pretendohen se dje (18 korrik) Faton Peci, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, bashkë me eskortën e tij është aksidentuar. Por që hibrid.info nuk ka gjetur asnjë raportim nga publikues kredibil që konfirmojnë pretendimin e faqes në […]

Përmes dokumenteve të pa verifikuara pretendohet se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia

Llogaria me emrin “r/kosovo” në platformën për grumbullimin e lajmeve sociale “Reddit”, ka publikuar me datë 16 korrik katër dokumente, në të cilat thuhet se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia. Dyshimet e para për këto dokumente vijnë nga fakti se, të njëjtave u mungojnë logot e institucioneve të përfolura, si Ministritë e Mbrojtjes […]

Translate »