[email protected]

Zakharova nuk ka thënë se “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë”

Disa profil në mediat sociale Twitter dhe Facebook kanë publikuar një deklaratë me pretendim të rremë se zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se “Rusia është e gatshme të dërgojë tanke në Kosovë dhe ta zgjidhë situatën për tre ditë”. Verifikimi se kjo deklaratë është e rremë është […]

Përmes “numerologjisë” pretendohet të ndërlidhet data e fundosjes së Titanikut me zhdukjen e nëndetëses “Titan”

Portali informativ në gjuhën shqipe “Abcnews.al” ka publikuar një artikull me pretendimin e konspiracionistit Arianit Sllamniku, se zhdukja e nëndetëses “Titan” ka lidhje me datën e fundosjes së Sipas tij, nëse mblidhen të gjithë numrat e datës së fundosjes së Titanikut (15/04/1912) mes vete (1+5+0+4+1+9+1+2) japin numrin 23, që tregon vitin 2023. Vegëza e artikullit […]

“The Simpsons” nuk kanë parashikuar zhdukjen e nëndetëses “Titan”

Portali informativ në gjuhën shqipe “albeu.com” ka publikuar dje (22 qershor) një artikull me pretendimin se filmi i animuar “The Simpsons” ka parashikuar zhdukjen e nëndetëses “Titan” të kompanisë “OceanGate” në Oqeanin Atlantik, e përdorur për t’i dërguar turistët te pjesët e fundosura të anijes Titanik. Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një video-material i […]

Fatmir Limaj nuk ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet PDK-së

Sot (22 qershor) është publikuar një video përmbajtje në me titull “Limaj në PDK?- Kështu përgjigjet: Jam i gatshëm…”. Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate në një intervistë të mbrëmshme (21 qershor) në ATV, është deklaruar mbi mundësinë e bashkimit me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Por që hibrid.info ka gjetur se titulli nuk korrespondon […]

Protestuesi në Graçanicë shihet duke e goditur veturën dhe jo e kundërta

Në disa media në gjuhën serbe është publikuar një artikull që pretendon se një veturë që kishte kaluar përmes turmës së protestës në Graçanicë, kishte lënduar njërin nga pjesëmarrësit. Pretendimi bëhet duke u bazuar në një video-material që paraqet momentin e ngjarjes. Megjithatë, nga rishikimi i kësaj videoje, kuptohet se protestuesi nuk u lëndua nga […]

Opinioni mundohet të paraqitet si paralajmërim nga ndërkombëtarët

Portali informativ “GazetaBlic.com” ka publikuar sot (22 qershor) një artikull me titull “Vjen paralajmërimi: Ndërkombëtarët kanë përgatitur projekt-dokument ‘merre ose lëre’ me sanksione për palën që s’pranon!”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen. Në përmbajtje bëhet e ditur se Vesel Makolli, sekretar i përgjithshëm i […]

Paralajmërimi për largimin e 200 kompanive gjermane nga Kosova, i pa verifikuar

Disa media në gjuhë shqipe publikuan një artikull dje (21 qershor) në titujt e të cilave pretendohej se “afër 200 kompani gjermane paralajmëruan ikjen nga Kosova për shkak të situatës politike”. Pretendimi u bazua në një njoftim për media të “Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare” (OEGJK) të lëshuar me 15 qershor. Pretendimin për paralajmërim për ikje e […]

Takimi i vitit të kaluar Kurti-Maroviq pretendohet të paraqitet si aktual

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më 17 dhe 18 qershor, për një takim në mes ish-ministres në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në përmbajtje të artikullit diskutohet për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve  ë të gjitha fushat. Pas verifikimit të kryer nga […]

Pretendohet rrejshëm se Alma K. u vra nga bashkëshorti i saj

Është publikuar një artikull ku pretendohet për vrasjen e personit që identifikohet si Alma K, e përfshirë në një video me Safet Gjicin, ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, pas së cilës ky i fundit dha dorëheqje. Në artikullin e publikuar nga portalet e dyshimta “pershendetje24.info” dhe “kingpress24hd.info” pretendohet për vrasjen e Almës nga bashkëshorti i […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet janë “droguar” fëmijët në kopsht

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (20 qershor) një artikull me titull “Fëmijët ‘drogohen’ me barëra për qetësim në një kopsht, protestojnë prindërit”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Vendndodhja e ngjarjes […]

Translate »