[email protected]

Pretendohet rrejshëm për vdekjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (18 prill) një video-material të shkurtër (10 sekonda) me imazhin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën ka vënë mbishkrimin “VDES KRYEMINISTRI EDI RAMA PARA PAK MINUTASH SULM NE ZEMER NGUSHLLIME SHQIPTARE”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky […]

Nuk ka fakte se tentim-djegia e kishës ortodokse në Prizren është shfaqje e urrejtjes ndaj serbëve

Lidhur me rastin e tentim djegies së kishës ortodokse në Prizren, Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë duke bërë të ditur për arrestimin e tre e të dyshuarve (dy 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar) të përfshirë në rast (këtu). Përkundër faktit që Policia ka arrestuar të dyshuarit, nuk dihen motivet e tentim djegies […]

Pretendohet rrejshëm për mundësi votimi online për të nominuarit në BBVA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “sot-news.com” ka publikuar më 16 prill një artikull me titull “Votoni/ Kë doni të largoni të martën nga ‘Big Brother VIP’?”. Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e pesë kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania. Në përmbajtje të këtij artikulli nuk […]

Rishikimi i javës: teori konspirative nga mediat në gjuhën serbe, mashtrime me profile të rreme, i pa verifikuar rekordi historik i golave të Muriqit në Mallorca

Artikujt dezinformues kanë dominuar ekosistemin keqinformues në javën që shkoi në Kosovë. Dezinformatat kryesisht ndërlidheshin me pretendime për tërmet të ri në Turqi, konkurs pune në Gjermani, kushtet e leje qëndrimit në Greqi dhe për lirimin e çmimeve të produkteve. Teori konspirative nga mediat në gjuhën serbe rreth ekzistimit të një plani për spastrim të […]

Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (16 prill) një artikull me titull “Raportohet për 6 të vrarë dhe 20 të plagosur”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar që titulli nuk e qartëson lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një […]

Me fotografi false të gruas nga Ukraina krijohet rrëfim i sajuar për dhurim të pasurisë duke e paraqitur atë si grua me origjinë shqiptare

Faqja në Facebook me emrin “Albana GUÇI Donacion” ka publikuar një postim me fotografitë e një gruaje, duke pretenduar me anë të një historie të sajuar në gjuhën shqipe, gjoja personi që shihet në imazh është me origjinë shqiptare. Me anë të këtij postimi, kjo llogari pretendon se kjo grua (Albana Guçi) ka vendosur të […]

Titull përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes

Portali informativ “Kosova-sot.info” dje (14 prill) ka publikuar një artikull me titull “Policia gjeti 17 emigrantë të futur në një kamion”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i artikullit është përgjithësues, që nuk sqaron se ku ka ndodhur kjo ngjarje. Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku bëhet […]

Translate »