[email protected]

Lajmi për një ngjarje në Zvicër përshkruhet me titull përgjithësues dhe me fotografi të varrezave në Hajvali

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (19 mars) artikullin me titull “Ndodh edhe kjo: Te varrezat do të ndërtohen parqe”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon […]

Me fotografi të viteve 1999 dhe 2021 pretendohet rrejshëm se dy ditët e fundit janë larguar 40 mijë serbë nga Mitrovica

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (19 mars) një video-material të shkurtër (15 sekondësh) me pretendimin se 40 mijë serbë janë larguar nga Mitrovica gjatë dy ditëve të fundit. Në këtë video-material, llogaria e lartcekur ka bashkangjitur edhe dy fotografi me anë të së cilave ka ngritur këtë pretendim. Pas hulumtimit të […]

Krasniqi u raportua se u ftua në përfaqësuesen e Kosovës pas lëndimit të Rashanit, e jo për shkak të pakënaqësisë së tifozëve

Portal i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “televizioni-24” ka publikuar një artikull dje (19 mars) me pretendimin në titull se futbollisti kosovar, Ermal Krasniqi, është ftuar urgjentisht në përfaqësuesen e Kosovës si shkak i pakënaqësisë së tifozëve. Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë mbanë titullin: “Pakënaqësia e tifozëve jep efekt, Kosova thërret urgjent […]

Daçiq pretendon pa fakte se “qëllimi kryesor i Kurtit është dëbimi i serbëve nga Kosova”

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull sot (18 mars) me deklaratat e Ministritë të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili pretendon se qëllimi kryesor i Albin Kurtit është “dëbimi i serbëve nga Kosova”. Daçiq këtë deklaratë e bëri në seancën e sotme (18 mars) të Byrosë për Koordinimin e Punës së […]

Ri-publikohet lajm i vjetër për vende të lira të punës në Zvicër

Disa faqe në Facbook kanë postuar (17 mars) një artikull me titull “Zvicra kërkon punëtor, 250.000 vende të lira pune”, të publikuar më 20 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “atdheulajm.com”. Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se, përveç […]

Pretendohet rrejshëm për vdekjen e këngëtarit Sabri Fejzullahu

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (16 mars) një video-material të shkurtër (15 sekonda) me imazhin e këngëtarit Sabri Fejzullahu, në të cilën ka vënë mbishkrimin “VDES KËNGËTARI SABRI FEJZULLAHU NGUSHLLIME FAMILJES”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga llogaria e lartcekur, është […]

Titulli dhe fotografia lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (16 mars) artikullin me titull “8 fëmijë përfundojnë në spital pasi hëngrën karamele”. Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në artikull, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk tregon se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje. Gjithashtu, në këtë artikull shihet që edhe fotografia nuk korrespondon […]

Hovenier nuk ka thënë që “Serbia nuk është e detyruar ta heq Kosovën nga kushtetuta”

Medium në gjuhën serbe “srbijadanas.rs” ka publikuar sot një artikull me pretendimin në titull se Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë qartë që Serbia nuk është e detyruar ta heqë Kosovën nga kushtetuta. Artikulli i publikuar në mediumin në gjuhën serbe mbanë titullin “AMBASADORI AMERIKAN NË PRISHTINË […]

BBC nuk ka folur për konkurrentin e BBVA Luiz Ejllin

Llogaria në TikTok me emrin “respekteluizejlli” ka publikuar një video-material të shkurtër (7 sekonda) në të cilën paraqitet moderatori i lajmeve në televizionin britanik BBC, Matthew Amroliwala. Video-materiali i publikuar në këtë faqe, kuptohet se është manipuluar përmes aplikacioneve për ndërhyrje në video-përmbajtje që njihen si aplikacione deepfake. Pra, shihet se në këtë video është […]

Translate »