[email protected]

Nuk parashikohet stuhi në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme

Portali “Botapress.info” ka publikuar sot një artikull me titull “Erdhi dimri: Këtë ditë Kosova do të përfshihet nga reshjet e borës dhe stuhia”. Këtë informacion, ky portal e ka bazuar në faqen në Facebook “Prishtina Weather”, e cila publikon parashikimin e motit për Kosovë dhe Rajon. (shih këtu) Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer […]

Nuk ka pasur grafite në gjuhën shqipe në kishën Shën Sava në Kragujevc, siç pretendohet

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar dje (17 janar) artikuj për vandalizmin në kishën e Shën Savës në Kragujevc me grafite të shumta duke pretenduar se, disa prej tyre, ishin shkruar në gjuhën shqipe. Në fotografitë, e shpërndara në media lidhur me rastin shihet që në anën lindore të kishës së Shën Savës në […]

Nuk ofrohen fakte për pretendimin se flamujt janë vendosur nga lobistët shqiptarë

Mediumi në gjuhën serbe “Kurir” ka publikuar sot (18 janar) artikull me pretendimin se, siç shkruan “lobistët shqiptarë”, kanë vendosur flamurin e Kosovës dhe atë të “Shqipërisë së Madhe” (Shqipërisë Etnike), të njohur edhe si “Autochthonus”. Imazhi i paraqitur në këtë fotografi tregon për vendosjen e këtyre dy flamujve në një objekt që rezulton të […]

Ri-publikohet njoftim i vitit 2020 për fluturimet nga SHBA-të në Itali

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar me datë 13 janar një artikull me titull “Njoftim i rëndësishëm për Mërgimtarët që duan të udhëtojnë”. Në përmbajtje të këtij artikulli thuhet “Është bërë e ditur se Delta Air Lines dhe Alitalia do të fillojnë fluturime “pa karantinë” nga SH.B.A. në Itali, duke […]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet është miratuar ky ligj për duhanin

Artikulli me titull “Miratohet ligji më i ashpër për duhanin” është publikuar dje (16 janar) nga portali informativ “Kosova-sot.info”. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se në cilin shtet është miratuar ky ligj. Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se “Meksika […]

Imazhi i Odegaard-it është montuar në fotografinë e vitit 2002 me protagonist Thierry Henry

Faqja në Facebook “Arsenal Kosovo Supporters Club”, ka publikuar të dielën (15 janar) një fotografi në të cilën shfaqet futbollisti i Arsenalit, Martin Odegaard. Kësaj fotografie, kjo faqe i ka dhënë përshkrimin “Shikoni fytyrat e tifozëve të Tottenham! 🔴😂”.” Faqja e lartcekur është munduar që këtë fotografi ta paraqesë si festim të golit të shënuar […]

Ri-publikohet përmbajtje e vitit 2015 me kontekst të ndryshuar

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar të dielën (15 janar) me titull “Analisti Turk habit gjithë botën me veprimin e tij, nxjerr flamurin shqiptar në emision, këta janë…!”. Në përmbajtje të artikullit thuhet që analisti turk, Ahmet Cakar, ka shprehur hapur dashurinë për shqiptarët dhe për triumfet e shqiptarëve si popull gjithandej. Pas verifikimit të kryer […]

Lajmi i nëntorit 2022 pretendohet të paraqitet si aktual

Faqet në Facebook “Exclusive Albania Today” dhe “Feja Ime” kanë publikuar dje (15 janar) një artikull me titull “Kërset kaIIashi në veri të Mitrovicës”. Ky artikull i shpërndarë nga këto faqe në Facebook është i vjetër, i publikuar nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com” me 18 nëntor 2022. (këtu) Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online […]

Ri-publikohet lajm i vjetër përmes së cili kërkohet ndihmë financiare për shërimin e 22 vjeçares

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bbcnewsm.com” ka publikuar dje (15 janar) një artikull me titull “22-vjeçarja nga Mitrovica ka nevojë për shërim, i nevojiten edhe 750 euro!”. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në mars të vitit 2022. Bazuar në hulumtimin e […]

Rama nuk ka thënë se stadiumi i Kosovës do të ndërtohet njësoi si ai i Stambollit

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “televizioni-24.com” të shtunën (14 janar) ka publikuar një artikull me titull “Njësoj si stadiumi ku do luhet finalja e Championsit do ndërtohet në Kosovë! Ja detajet”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje […]