[email protected]

Përmes titullit pretendohet rrejshëm se KFOR-i ka marr përsipër transportin e dinarit në Kosovë

Portali informativ “ntv.al” ka publikuar dje (11 mars) një artikull me titullin “KFOR çon dinarë në Kosovë/ Largohen britanikët”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli nuk përputhet me përmbajtjen. Në përmbajtje kuptohet se sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, duke folur rreth […]

Raportohet gabimisht se është arrestuar i dyshuari serb për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Portale informative në gjuhën shqipe si “telegrafi.com”, “botasot.info” dhe “zeri.info” kanë publikuar sot (12 mars) një artikull me titull “Serbi i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e boksierit Besar Nimani është nga Mitrovica”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se në titull është pretenduar gabimisht se është arrestuar serbi i […]

Lajmi i vjetër për ndarjen e 2.5 milionë eurove nga Qeveria e Kosovës, vazhdon të publikohet si aktual

Disa faqe në median sociale Facebook kanë publikuar një artikull me datë 9 mars, lidhur me një vendim të qeverisë, ku në mbishkrim thuhet “Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton”. Por, pas klikimit në vegëzën e ofruar në postim shfaqet një artikull me titullin e njëjtë, por i publikuar më […]

Imazhet nuk paraqesin minatorët e Trepçës duke ngrënë syfyr, por janë realizuar në Turqi

Disa faqe në Facebook kanë publikuar sot (11 mars) dy fotografi në të cilën shihen disa minatorë duke ngrënë ushqim. Në përshkrimin e këtyre fotografive, shkruan “Syfyri nën tokë, minatorët e Trepçës në horizontin e nëntë, në thellësi mbi 800 metra”. Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se imazhet […]

Ueb-faqja e publikuar për mbledhjen e fondeve për FSK-në, është e rreme

Një thirrje për donacione, gjoja për ndihmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është krijuar në platformën “donorbox.org” e raportuar nga bashkatdhetarët tanë në SHBA, për të cilën nuk dihet se në çfarë mënyre është shpërndarë. Megjithatë, kjo rezulton të jetë një mashtrim. Në bazë të asaj që thuhet në përshkrim të thirrjes, pretendohet […]

Ri-publikohen në mediat në gjuhën serbe pretendime të pabazuara për të ashtuquajturën “Shtëpi e verdhë”

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull dje dhe sot (08, 09 mars) duke raportuar për vizitën e priftit ortodoks serb, Dimitrije Markoviq që i bëri të ashtuquajturës “Shtëpi e verdhë” në Shqipëri. Këto media, duke përshkruar qëndrimin e priftit Markoviq, kanë përcjellë pretendimet e pabazuara të tija për transplantim të organeve të […]

Titulli përgjithësues dhe fotografia që shfaq veturën e Policisë së Kosovës bëjnë që të kuptohet gabimisht se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Portali me përmbajtje në gjuhën shqipe “Sot.com.al” ka publikuar sot (8 mars) një artikull me titull “Kontroll në banesën e 65-vjeçares, policia befasohet nga ajo çfarë gjen”. Përpos titullit përgjithësues që nuk sqaron se në cilin vend ka ndodhur ngjarja, në këtë artikull shihet që edhe fotografia ilustruese nuk i përgjigjet përmbajtjes. Lajmi qartësohet vetëm […]

Pretendohet rrejshëm se Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufi me Serbinë

Një llogari në TikTok me emrin “lajm.info” ka publikuar dje (07 mars) një video-material me mbishkrimin që pretendon se “Kosova po ndërton katër baza ushtarake në kufirin me armikun”. Bazuar në raportet e Kosovës me vendet me të cilat kufizohet, hibrid.info vlerëson se shteti të cilit autori i publikimit i është referuar si armik, është […]