[email protected]

Pretendim i rremë se Kurti ka vënë në dyshim prejardhjen e parave të mërgimtarëve

Në një grup publik në Facebook me emrin “Disapora me PDK” është publikuar (28 dhjetor) imazhi ku shfaqet portreti i kryeministrit Albin Kurti. Fotografisë i është bashkangjitur edhe mbishkrimi që pretendon se kryeministri Kurti është deklaruar “Kemi dyshime për prejardhjen e parave që po i sjellin mërgimtarët në Kosovë”. Pas hulumtimit nga hibrid.info, deklarata e […]

Një ngjarje e vitit 2017 publikohet si aktuale dhe në titull nuk sqarohet se ka ndodhur në Greqi

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (15 shkurt) një artikull me titull “Tronditëse/ Babai “shet” vajzën e mitur tek i moshuari: Më linte 2-20 euro çdo herë që… Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, që nuk sqaron se në […]

O’Brien nuk ka thënë shprehimisht se SHBA-të nuk e konsiderojnë Qeverinë e Kosovës si partnere

Portali informativ “Ntv Televizion” ka publikuar dje (14 shkurt) një imazh në Facebook, më portretin e ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien. Fotografisë së ndihmës Sekretarit O’Brien i është shtuar edhe mbishkrimi që pretendon se ai është deklaruar se SHBA-të ,“Qeverinë e Kosovës nuk e konsiderojmë si partnere”. Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar […]

Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës ka rrahur në prani të fëmijëve një person të nacionalitetit serb

Një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe, sot (15 shkurt) ka pretenduar se Policia e Kosovës në fshatin Kajkovë të Leposaviqit, ka arrestuar një person të nacionalitet serb, të cilin, sipas kësaj llogarie e kanë rrahur në prani të fëmijëve. Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i […]

Raportohet gabimisht shuma e monedhave të falsifikuara të dërguara në polici

Portali informativ “Kosova.info” ka publikuar sot (14 shkurt) një artikull me titull “Bankierja dërgon në polici 2 euroshe të falsifikuara që arrijnë shumën mbi 7 mijë”. Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se në titull është pretenduar gabimisht për shumën e monedhave të falsifikuara, që janë dërguar në polici. Në përmbajtje […]

Vuçiq nuk ka deklaruar se nuk do ta lejojë Kurtin ta kontrollojë Maqedoninë e Veriut, duke fituar mbi Ali Ahmetin

Një faqe në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar (11 shkurt) një postim me mbishkrimin “Vuçiç: Kurtin nuk do ta lejojmë ta fitojë Ahmetin dhe ta kontrollojë shtetin!”. Këtij postimi i është bashkangjitur edhe një artikull i portalit “fol.mk”, me të njëjtin titull. Por pas verifikimit, deklarata e pretenduar e presidentit serb Aleksandër Vuçiq […]

Artikull i vjetër me pretendimin për luftë në Kosovë, i bazuar në teori konspirative publikohet si aktual

Një faqe në Facebook me emrin “Tringa Globale” ka publikuar sot (13 shkurt) një postim mbi një deklaratë të konspiracionistit, Arianit Sllamniku. Në bazë të mbishkrimit në postim, konspiracionisti në deklarim ka paralajmëruar për luftë në Kosovë, gjatë muajve nëntor ose dhjetor të vitit 2023. Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se deklarimi i […]

Pretendohet pa fakte se “shërbimet e sigurisë së Kosovës” kanë shpërndarë fletushka në Veri me thirrje për mos bindjen ndaj Policisë së Kosovës

Një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe, ka publikuar disa fletushka me përmbajtje në gjuhën serbe të shpërndara në Veri, përmes së cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të “synojnë patrullën e policisë së Kosovës, të injorojnë policin kur ai flet me ta dhe të demolojnë veturat zyrtare”. Kjo llogari pretendon […]